Partizani dhe Kastrioti luajnë nesër në 17:45 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së tetë në Superligë është komentuar edhe nga trajneri i "Demave", Giovanni Colella. Tekniku ka cekur faktin e disa problemeve të vogla në ekip, ndërsa për të më mirë që ekipi të fitojë nga 1-0 sesa me shumë gola dhe më pas mos mbajë dot rritmin.
"Kastrioti – Kemi punuar mirë gjatë javës dhe fatmirësisht nuk kemi probleme. Kastrioti është një skuadër e organizuar dhe agresive, më ka lënë përshtypje të mirë. Duhet ta përballojmë me mentalitetin e duhur.
Gjendja ekipit – Disa probleme të vogla ka dhe kjo është normale, duke parë se skuadra stërvitet intensivisht pa asnjë pushim.
Fitoret me një gol diferencë – Një statistikë e vërtetë, kjo është diçka që nuk më intereson. Mund edhe të bëhet më mirë. Kam parë skuadra që kanë fituar kampionate jo më shumë se 1-0. Ato që fitojnë me rezultate 3-0 apo 4-0 nuk arrijnë që të shkojnë deri në fund. Jam dakord me statistikat. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte, mund të rritemi edhe më shumë", tha fillimisht italiani.
Trajneri ceku edhe kundërshtarin, sa i takon motivimit për ekipin e tij. Colella tha se ndeshje të tilla janë më të vështira sa i takon motivimit, duke hequr paralele me derbin, aty ku doza e emocionit dhe karikimi për lojtarët është në masën maksimale.
"Kemi bërë 10 ndeshje dhe i kemi përballuar të gjithë kundërshtarët në mënyrën tonë. Shpehherë bëjmë ndonjë ndryshim të vogël, por mua më pëlqen që skuadra ta komandojnë lojën. Disa herë ndodhin disa herë jo. Me gjithë respektin për Kastriotin që është një skuadër mjaft e organizuar. Këto ndeshje janë më të vështira të trajnerit duke parë se është ndryshe ku përballesh me Tiranën në derbi dhe motivimi është shumë i madh në krahasim me ekipe të tjera duhet të bësh shumë kujdes për të bërë lojë dhe për të marrë tre pikët. Jam shumë i kënaqur me lojën e skuadrës në ndeshjen e Kupës me Orikun dhe do të kërkoja që ta bënim edhe ndaj Kastriotit.
Vazhdimësia – Nuk ka skuadra që ruajnë vazhdimësinë, kur ta arrijmë një gjë të tillë do ta them që jemi me të vërtetë një skuadër e fortë", tha Colella.