TIRANË-Në listat e mbyllura në Tiranë midis PD-së dhe PS-së në raportin e vendosjes së grave, duket se Rama i ka dhënë një mesazh metaforik Berishës, njëlloj si kënga e njohur popullore ‘ta bën gruaja 8 me 2’.
Në listën e mbyllur të Partisë Socialistë në Tiranë, Rama i ka besuar emrin 8 grave, kurse Berisha ka vendosur vetëm 4. Në rastin e Berishës, vetëm dy pëfaqësojnë Partinë Demokratike, Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli, dy të tjerat i kanë aleatët. Në listat e mbyllura Berisha ka vendosur vetëm dy gra.
Rama nuk është lëkundur nga fjalët e disa ditëve më parë, për t’i dhënë një shumicë në listë grave dhe këtë e ka treguar sot tek Tirana, ku bien në sy deputetet e njohura Spiropali, Nikolla, Manastirliy e deri tek Ilva Gjuzi dhe Iris Luarasi.
Berisha nga ana tjetër ka vendosur të jetë i ‘shurdhër’ për të respektuar barazinë gjinore ose të vepronte njësoj si Rama për ta tejkaluar raportin midis grave dhe burrave në listë. Kreu i PD-së, në primaret e Tiranës ka pasur kandidaten më të votuar deputeten Jorida Tabaku të cilën ka zgjedhur ta vendos në listë të hapur, një emër tjetër aktiv në parlament ka qenë dhe Dhurata Çupi e cila i është bashkuar menjëherë Berishës pas bashkimit që bëri Gazment Bardhi. Një emër tjetër i angazhuar së fundmi me Berishën është dhe Ilda Zhulali një ndër eksponente më aktive në PD-në e Tiranës dhe një ndër zërat kryesore opozitar në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Mbetet të thuhet që Berisha nuk ka respektuar gratë njëlloj si Rama, në një kohë kur bëhet e ditur se numër dërrmues i zgjedhësve i përket gjinisë së grave.
Lista e mbyllur PS (Gjinia femër)
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Lista e mbyllur PD (Gjinia femër)
Albana Vokshi
Jozefina Topalli
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Komente
