Aktori Kivanç Tatlitug

VIP & Spektakël

“Përbën rrezik publik”, Brad Pitti turk premton të heqë dorë nga aktrimi

19 Dhjetor 2018, 20:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 20:07

  • Share

Kivanç Tatlitug është cilësuar si Brad Pitti turk dhe ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të paraqitjes së tij por së fundmi aktori është bërë kryeqendra e mediave turke për shkak të qenit. Kjo pasi shumë nga kalimtarët e kanë quajtur qenin e tij agresiv dhe sipas ligjit nuk duhet të shfaqet në publik.

Kivanç është nxehur për këtë arsye dhe ka shkruar një status në Twitter: “Nëse ju i vërtetoni këto që thoni, unë menjëherë heq dorë nga profesioni im. Nëse unë përbëj rrezik në publik me qenin tim, atëherë nuk do kem më asnjë dalje publike dhe do vazhdoj të bëj punë të tjera.”

Shumë nga njerëzit janë shprehur se  veshët e tij të prerë tregojnë se ky pitbull përdoret për përleshje.

Aktori dhe qeni i tij 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?