Anëtarët e pozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore nga 18 anëtarë që ka pasur në të shkuarën, do të ketë 12 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita e re.
Anëtarët e PS-së do të jenë Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni e ndërsa nga opozita e re do jenë Rudina Hdajri, Muslim Murrizi, Nimet Musai, Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti. Ky i fundit themelues i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili këtë të enjte u betua si deputet.
Bashkëkryetar do të jetë Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi demokrat. Afati i fundit është deri në datë 28 nëntor, përfshirë dhe ndryshimin e sistemit.
Anëtarët e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore
Lajmi kryesor:
Rudina Hajdari bashkëkryetare e Komisionit Zgjedhor! Balla: Si më tregonte Spaho vjedhjen e votave nga LSI (VIDEO)
G.M./r.k./ReportTv.al