Gjergji Gjata

Përçahet dega e PD në Korçë, kandidati i ‘primareve’ lë Berishën dhe pritet të garojë për grupin e Alibeajt

5 Shkurt 2023, 13:28| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 13:33

  • Share

TIRANË- Përçarja e Partisë Demokratike duket se nuk po ndodh vetëm me strukturat në qendër, por edhe në degë. Gjergji Gjata, kandidati i primareve për Korçën, mund të ndërrojë kah dhe të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Alibeajt. Gjata është ‘ofruar’ vetë që të kandidojë për grupin e Alibeajt, por ende nuk është marrë një vendim.

Vetë Gjata e ka pranuar se është duke e menduar që të kalojë nga kampi tjetër dhe të lë atë të Sali Berishës.

“Nuk  kam vendosur ende gjë. Nëse do ndodhë do t’ju njoftoj”, tha ai për Abc Neës.

Nëse Gjata e bën një lëvizje të tillë do të përballet me kandidaten e Berishës për bashkinë Korçë. Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte. Ai siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese mori 628  vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lalka: 05/02/2023 14:23

    PD e Berish halese do perfundoje ne ujrat e zeza te Dynavecit atje ku derdhen fekalet e gjithe Korces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?