Anika Dokle

Përçahet sindikata e mjekëve, Dokle distancohet: Jo të gjitha protestat janë për të rrëzuar qeveritë

26 Shtator 2020, 16:24| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 16:29

  • Share

Mjekja e njohur Anika Dokle ka reaguar për protestën e mjekëve duke u distancuar prej saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjekja shkruan se "protesta është fjalë e madhe".

Sipas saj të qenurit anëtar i një organizate dhe të qenurit firmëtar në kërkesa, peticione, vendime etj, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Më tej ajo shkruan se amplifikimet mediatike dhe përfshirja prej tyre e emrave të caktuar në dokumenta që nuk ekzistojnë, dëmton jo vetëm moralin e atyre emrave, por edhe të vetë protestës, nëse do të kishte një të tillë.

"Refleksione pas një "proteste"... (protestë është fjalë e madhe)

-Jo të gjitha protestat sindikale janë protesta për të rrëzuar qeveritë.

-Amplifikimet mediatike dhe përfshirja prej tyre e emrave të caktuar në dokumenta që nuk ekzistojnë, dëmton jo vetëm moralin e atyre emrave, por edhe të vetë protestës (nëse do të kishte një të tillë).

-Të qenurit anëtar i një organizate dhe të qenurit firmëtar në kërkesa, peticione, vendime etj, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

-Zërave diversionistë brenda komuniteteve sindikale u jepet përgjigje vetëm me transparencë, dhe jo me lloqe lokaliste(jo të gjitha spitalet janë të integruara në QSUT).

-Iniciativa të tillla sindikale shërbejnë jo vetëm për të përmbushur kërkesa konkrete në kohë konkrete, por shërbejnë më së miri edhe për të kuptuar në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes mjekëve në këtë vend.

-Protesta, kam thënë më lart, është fjalë e madhe, por më së shumti është aksion i madh njerëzish me interesa të njëjtë, investime të njëjta të karakterit profesional, përballje të njëjta me sistemin etj...

-Sistemi ynë i vlerave(edhe brenda shëndetësisë) është konjuktural dhe si tillë nuk i frymëzon protestat.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia:

Mjekëve t'u rrojnë pacientët, ata janë frymëzimi real i tyre", shkruan Dokle.

Komento

Komente

  • Mjekja: 26/09/2020 17:43

    Ndersa une pyes veten se si anikes i dalin 800 mije leke ne muaj per te jetuar dhe nuk i bashkohet protestes?? Mbase ka dhe burime te tjera te ardhurash se ndryshe nuk i dilet, cudi cudi

    Përgjigju
  • Doktori: 26/09/2020 17:14

    Ca do te thuash ti moj zonje qe nuk do rritje rroge?? Per ty ka punu babi prandaj flet keshtu, dhe nje keshille...mos ulerit shume aty ne maternitet se le nam

    Përgjigju
    • pacienti: 26/09/2020 17:50

      Ahhahaah poo duhet pyetur pse uleret kaq shume se kam degjuar,nuk eshte shume ne rregull,njehere kam rastisur ne maternitet dhe ulerinte stafit si femijve ne kopesht

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?