Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli sezonin e rregullt më 20 prill. Vora u shpall kampione pas 33 javësh dhe për herë të parë në histori nga sezoni i ri do jetë pjesë e Superligës. Skuadra e dytë që merr një biletë direkte për në elitë është Flamurtari, që rikthehet mes më të mirave pas pesë vitesh. Ndërkohë Valbona dhe Erzeni janë rrëzuar një kategori më poshtë.
Ndeshjet play-off
Katër skuadrat e renditura nga vendi i 3-të e deri në vendin e 6-të do të përballen me njëra-tjetrën në play-off për të përzgjedhur skuadrën që më pas do të luajë finalen me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superligë.
Besa - Apolonia dhe Burreli - Pogradeci janë dy çiftet që do të përballen më 24 prill me dy fitueset e këtyre sfidave që do të duelojnë për të një vend në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.
Ndeshjet play-out
Kukësi dhe Kastrioti janë dy ekipet që ndodhen play-out që do të luhen gjithashtu fundjavën e ardhshme. Kukësi përballet me Orikun dhe Kastrioti luan ndaj Luzit. Skuadrat që triumfojnë në këto dy finale sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Komente
