Përcaktohen vazot/ Botërori “Katar 2022”, Shqipëria me të paktën 2 kundërshtarë më të lehtë, 'rrezikojmë' Kosovën

27 Nëntor 2020, 13:24| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 13:27

  • Share

Rrugëtimi i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” do të nisë nga vazoja e katërt në shortin që pritet të hidhet në Zyrih të Zvicrës.

Ditën e sotme bazuar në renditjen e përgjithshme FIFA ka përcaktuar zyrtarisht edhe vazot për zonën evropiane.

Kuqezinjtë tanë janë të vendosur në vazon e katërt së bashku me përfaqësuese të tilla si Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu.

Goglat mund të na përplasin me Kosovën duke qenë se kjo e fundit është vendosur në vazon e pestë.  

Në letër kuqezinjtë do të kenë të paktën dy kundërshtarë të lehtë.

VAZO 1: Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda.

VAZO 2: Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Rumania

VAZO 3: Rusia, Hungaria, Irlanda, Çekia, Norvegjia, Irlanda e Veriut, Islanda, Skocia, Greqia dhe Finlanda

VAZO 4: Bosnje Hercegovina, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Luksemburgu

VAZO 5: Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Estonia, Kosova, Kazakistani, Lituania, Letonia dhe Andorra

VAZO 6: Malta, Moldavia, Lihtenshtejni, Gjibraltari dhe San Marino

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emri: 27/11/2020 17:57

    Me te pakten nje kundershtar me te lehte, jo dy. I dyti eshte 50-50. Po te lexoini artikullin me kujdes e kuptoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?