San Siro është sonte mikëpritësi i një prej ndeshjeve më vendimtare të fazës së grupeve në Champions League, pasi Milan pret Dortmund-in me synimin e vetëm fitoren. Çdo rezultat tjetër do ta komplikonte tej mase kualifikimin, ndërsa në prag të sfidës trajneri Pioli është shprehur se ‘kjo mund të jetë ndeshja që mund të ndryshojë sezonin në Champions League’.
‘Djalli’ duhet t’ia dalë pa Leao-n, por edhe Okafor, ndërsa te Dortmund Nmecha ka humbur përballjen, por edhe Haller dhe Adeyemi janë në pikëpyetje. Gjermanët vijnë si krysues me 7 pikë, 2 më shumë se Milani i vendit të tretë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet në Francë mes Paris SG dhe Neëcastle. Parisienët duan fitore pas disfatës në Milano dhe të hakmerren ndaj anglezëve, por më i rëndësishëm mbi të gjitha është vendi i parë. Një natë para ndeshjes në Paris ka patur edhe përplasje të ashpra mes tifozëve.
Me shumë interes pritet edhe grupi E, me Lazio-n që në orën 18:45 pret në Olimpico Celtic-un e vendit të fundit. Për italianët një fitore do të thotë një hap tejet i rëndësishëm drejt kualifikimit, në varësi edhe të ndeshjes Feynoord-Atletico që luhet në Holandë. Spanjollët synojnë vendin e parë.
Në grupin H Barcelona kërkon të mbyllë llogaritë e kualifikimit në ndeshjen direkte kundër Porto-s. Të dy skuadrat janë në kuotën e 9 pikëve dhe një fitore sipas të gjitha gjasave të dërgon në turin tjetër. Për ti vënë në presion, Shakhtar Donetsk kërkon fitoren përballë Antëerpit të Arbnor Mujës.
Në grupin G, dy skuadrat e kualifikuara City dhe Leipzig, përballen për vendin e parë, ndërsa sfida tjetër në Zvicër mes Young Boys dhe Crvenza Zvezda luhet për vendin e tretë.