Sali Berisha ka komentuar përçarjen mes Partisë Demokratike. Ai i bëri thirrje grupit të Alibejat që t’i bashkohen, ndërsa i akuzoi ata se po përdoren nga Edi Rama. Berisha tha se lobimi rus tregoi se kryeministri Edi Rama mbante peng Lulzim Bashën. Teksa u bëri thirrje për bashkim, Berisha tha se s’do të ketë asnjë tolerim për ata deputetë që do të bashkëpunojnë pas krahëe me Edi Ramën.
“Derisa do prisni deputetët që nuk ju janë bashkuar? BERISHA: Shqetësimi është i ligjshëm, por dallojmë në mendim. Jemi dakord që pd gjatë këtij viti megjthë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë e mafies së Soros për të penguar trenin e saj, ajo eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit të PD janë të ftuar të bashkohen me PD dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.
U them sot këtu para jush se e gjithë Shqipëri i shikon kur ata pa asnjë mandat partie bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot nëse deri dje nuk ishin të bindur për lidhjet që kishin me Lulzim Bashën se ishte peng i Ramës. Sot s’ka shqiptar që nuk e shikon që Basha ishte marr peng me dosjen ruse nga Edi Rama. mirëpres secilin prej tyre ti bashkohet grupit. Asnjë tolerancë s’do ketë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Nga ish zyra e Bashës, Berisha bisedë ‘online’ me qytetarët: Greva për rrëzimin e Ramës, vijon projektet e Enverit! Mesazhi për ribashkimin e PD
SI.E.//ReportTv.al