Përçarja e PD-së, Gështenja në 'Pa Protokoll': Nëse vazhdojmë luftën shpërbehemi, selia blu s’ka më kryetar! Gazetarët: Përdoret për pazar, i bëni nder Rithemelimit

6 Tetor 2023, 22:06| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 23:42

  • Share

Përçarja e PD-së ka qenë kryefjala e diskutimi të sotëm në ‘Pa Protokoll’ e moderuar nga gazetarja e Report Tv, Anduela Ndreu. Pas pezullimit nga Kuvendi për 10 deputetët e PD-së si pasojë e bllokimit të foltores në Kuvend, deputeti demokrat Lefter Gështenja e sheh si të pakuptimtë këtë masë disiplinore nga Parlamenti.

‘Askush nga ne, as unë dhe as deputetët e tjerë s’kemi bërë asgjë që të shtyjmë njëri-tjetrin. Për ne është e pakuptueshme pse të merrej ky vendim. Rama saherë kthehet në sallën e parlamentit, përjashton opozitën se s’bën dot debat.’- tha ai.

Dërrimi i opozitës u përfol edhe për humbjen në zgjedhjet e Kukësit, ku kandidati socialist fitoi thellë përpara ai të PD-së.

Për analistin Shpend Gashi, PD nuk mund të konsiderohet më për aq kohë sa është ndarë në shumë pjesë.

“Nuk flet dot për bastione të PD-së se s’ka më PD. PD është në puzzle. Bashkë nuk jeni, me pjesë edhe mund t’ju shesim, por bashkë nuk jeni.’- tha ai.

Edhe gazetari Reldar Dedaj thotë se qytetarët nuk kanë më besim të PD-ja. Ai shton se edhe lëvizja e grupit parlamentar të PD-së drejtuar nga Bardhi është gjithashtu një arsye.

‘Kushdo që pretendon se është opozitë, nuk janë këta simpantizantët e PD-së dhe nuk janë këto ata që kanë vokacionin e së djathtës. E djathta në Shqipëri është futur në një bosht shumë të vogël. Këtu është një Pazar për ta përdorur PD-në si mburojë. Alternativë nuk do bëhen kurrë ta mbajnë 50 vjet karrigen, po s’patën moral. Njerëzit nuk janë budallenj. Dëshira për ndryshim është shumë herë më e madhe se presioni. Kjo nuk ndodh se opozita është e shitur, se këta ulen në tavolinë me një njeri të damkosur si nongrata dhe thonë do bëjmë komisione hetimore. Ai është i izoluar.’- tha ai.

Gështenja këtë e kundërshton dhe shprehet se PD tashmë nuk ka kryetar, megjithatë ai shton se nëse kjo luftë brenda opozitës vijon PD do të shpërbëhet.

‘Ne kemi ngritur komisione hetimore edhe kur s’ishim me Berishën. Në atë tavolinë janë ulur deputetët e opozitës. Jam për demokratët krah Berishës kjo është arsyeja pse unë nuk dal i pavarur.

Nëse vazhdon lufta PD shkon drejt shpërbërjes.  Ne në fakt kemi pasur oferta nga Rithemelimi që ditën e pare. Rithemelimi përçau PD dhe të njëjtën gjë po bën Basha sot. Sot PD s’ka më kryetar.’- tha ai.

Deda shtoi se deklarata se PD nuk ka kryetar i bën nder vetëm Berishës.

“Nuk ka shërbim më të madh qe i behet rithemelimit kur thua që s’ka PD kryetar.”- thotë ai.

Gështenja thotë se nëse është e nevojshme do të shkojë të votojë për të rrëzuar ndryshimet kushtuese të 2008.

“Jam deputeti i parë që po të jetë e nevojshme shkoj dhe votoj për të rrëzuar ndryshimet Kushtetuese të 2008.’- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?