Përçarja PD, Çaça në Report Tv: Nuk duhet ta shohim si tragjedi, ta përdorim si moment historik për të bashkuar partinë! Elezi: Berisha duhet të hapë garë me debat me kandidatët

5 Prill 2022, 22:42| Përditesimi: 5 Prill 2022, 22:51

  • Share

Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

“Ka kaluar 32 vjet nga themelimi, kemi një krizë që është më e madhja që po kalon PD. Nuk duhet ta shohim vetëm si tragjedi, mund ta shohim si shans historik  A mundemi dot që të mendojmë post Bashës dhe Berishës, a mund të shikohet përtej këtyre personazheve? Të dalim jashtë tyre për ta bashkuar partinë në një sens tjetër. A duhet që të shikohet përtej? Të hapet partia”, tha Çaça.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Ibsen Elezi thotë se për tu bashkuar partia dhe për të zgjedhur kryetarin e ri, Sali Berisha duhet të hapë një garë me debat me të gjithë kandidatët. Por sipas tij, Berisha po e shmang një debat në publik sepse e ul figurën e tij.

"Të gjithë situatën e daljes nga gjykimi normal e bën figura e Sali Berishës. Një pjesë e duan shumë një pjesë e urrejnë shumë. Nuk merret për gjykim Berisha, merren rregullat që mbështet kjo lojë. Këtë punë  e zgjidh një garë e fortë me debat që Berisha po e eliminon. Gara me debat e ul figurën e Sali Berishës, e çmitizon nga figura e liderit historik. Duhet ët fillosh një proces të gjithëpërfshirjen. Ne të gjithë duhet të ushtrojmë trysni, jo vetëm të Basha por edhe te Berisha. Nuk po arrin të japë mesazh të demokratët që po e bashkon partinë, kur iu thotë unë pa u zgjedhur jam kryetari. përderisa ka pranuar të jetë anëtar i Komisionit ta pranojë. Basha ka qenë me mision, damka si shkatërrimtari i PD nëse çedon dhe bën gabim", u shpreh Elezi. 

Të ftuarit kanë komentuar edhe takimin e Enkelejd Alibeajt në kryesinë  e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ndonëse Kim e ka quajtur Alibeajn kryetar të komanduar të PD-së, ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se Alibeaj me vendim gjykate është thjesht kreu i grupit parlamentar. Nuk ndan të njëjtin mendim Çaça, i cili thotë se aktualisht PD drejtohet nga Alibeaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?