Familjarët miqtë dhe anëtarët të komunitetit italian, përcollën për në banesën e fundit studenten shqiptare Ilaria Sula, mes lotëve e dhimbjes. Ceremonia mortore për 22-vjeçaren u zhvillua në Terni, qytezën ku familja Sula banon prej vitesh, pranë Romës nga ku i dhanë lamtumirën vajzës së tyre të vrarë në një krim që tronditi jo vetëm qytetin e saj, por mbarë Italinë dhe opinionin.
Me dhjetëra kurora me lule, mesazhe prekëse dhe pankarta u vendosën përpara pallatit ku jetonte Ilaria. "Për Ilarian dhe për të gjitha viktimat e tjera: mjaft më dhunës ndaj grave." — kjo ishte pankarta e vendosur nga grupi "Intaccati", tifozët ultras të skuadrës Ternana, përballë shtëpisë së familjes së Ilaria Sulës në viale dello Stadio, në Terni.
Pankartat e tjera kishin mesazhe që i bënin thirrje shoqërisë të ndalë dhunën ndaj grave: “Nuk duam të humbasim një motër tjetër”, “Nëse nesër më ndodh mua, shkatërro gjithçka. Dua të jem e fundit”.
Lule dhe pankarta në nderim të Ilaria Sulës përpara shtëpisë së familjes në Terni.
Në orën 14:00 të 7 prillit, kortezhi mortor u nis drejt varrezave të qytetit, ku trupi i saj u përcoll për në banesën e fundit. E ëma, pësoi një gjendje të fikëti në momentin që arriti arkivoli i bardhë i vajzës së saj, i mbuluar me trëndafila të bardhë e të kuq.
“O Iliaria ime, vdeksha mami për ty o Ilaria. O Ilaria ime, ku je ti o shpirti i mamit ku je. O zemra e mamit, hajde këtu te mami. O Ilaria hapi sytë.”, dëgjohet teksa thërret ajo mes lotësh.
Në shenjë zie, flamujt në ndërtesat komunale janë ulur në gjysmështizë me urdhër të kryebashkiakut të Ternit, ndërsa në Universitetin La Sapienza në Romë, ku Ilaria studionte shkenca statistikore, mësimi u pezullua në nderim të saj. Babai i Ilaries ka falënderuar qytetin, institucionet dhe të gjithë ata që kanë treguar solidaritet me familjen në këtë tragjedi.
Nëna e Ilaria Sulës në momentin e mbërritjes së arkivolit në Terni.
Ndërkohë hetimet për vrasjen e Ilarias vijojnë, me agjentët që po përpiqen të ndërtojnë dinamikën e saktë të ngjarjes, me ish të dashurin e saj vrasës Mark Samson, që ka thënë në dëshminë e tij se vrasjen dhe fshehjen e trupit i ka kryer i vetëm, pa ndihmën e prindërve. Megjithatë deklarata duket se nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë vendosur në hetim edhe nënën e filipinasit. Prokuroria në romë u ka ndaluar lëvizjen jashtë Italisë të dy prindërve të Samson për shkak të rrezikut të arratisjes së tyre.
Së shpejti siç njoftojnë mediat italiane, nëna e filipinasit do të dëshmojë dhe do të merret në pyetje. Kronologjia e ngjarjes sipas dëshmive të deritanishme nuk i bind hetuesit të cilët dyshojnë se Nors Mazplan nëna e 23-vjeçarit vrasës ka bashkëpunuar në fshehjen e trupit të Ilarias. Disa pamje të cilat policia ka zbuluar së fundmi, ku Mark Samson duket për herë të dytë në vendin ku hodhi trupin e Ilarias mund të rindërtojnë tërësisht dinamikën e ngjarjes sipas hetuesve.
Përcillet për në banesën e fundit 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish i dashuri i saj në Itali. Dhimbja e madhe ka përfshirë familjen, ndërsa nëna e saj Gëzime Sula pësoi edhe gjendje të fikti.
“O iliaria ime, vdeksha mami për ty o Ilaria. O Ilaria ime, ku je ti o shpirti i mamit ku je.
O zemra e mamit, hajde këtu te mami”, dëgjohet teksa thërret ajo mes lotësh.
Komente

I LATE FEMIJET.,,, SI MALL PA ZOT RRUGEVE TE ITALISE DHE BOTES,,, PA DITUR SE C'BEJNE E ME KE SHOQEROHEN,,,,REZULTATI ESHTE I DHIMBSHEM,,,POSHTERUES,,,TE FUTUR NEPER VALIXHE AZIATIKESH DHE HEDHUR NEPER KANALE.....NUK DONI TE STUDIONI NE SHQIPERI,,,ME NJEREZ TE AFERT PRANE,,,KU ASKUSH NUK TE PREK ME DORE APO TE FLET NJE FJALE TE KEQE.....QANI TANI SA TE DONI POR NUK KA VLERE.....
Përgjigju