Homazhet për Uran Kostrecin

Kronikë

Përcillet për në banesën e fundit Uran Kostreci, legjenda e qëndresës antikomuniste

13 Korrik 2021, 12:15| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 10:28

  • Share

Është përcjellë për në banesën e fundit Uran Kostreci, ish-i përndjekur politik, legjenda e qendresës anti-komuniste. Homazhet në nderim të shkrimtarit disident u mbajtën në Godinën e të Përndjekurve Politikë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në nderim të shkrimtarit dhe veprimtarit antikomunist, ku dha një mesazh ngushëllimi për simbolin e qëndresës antikomuniste dhe luftëtarin e lirisë që vitet e rinisë i kaloi në burgjet e diktaturës. Homazhe për shkrimtarin Uran Kostreci kreu edhe princ Leka.

‘Sot është një ditë e trishtë, shumë e trishtë për të gjithë miqtë e Uran Kostrecit, për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, për të gjithë shqiptarët patriot, ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme, me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, një njeri që diti t’i përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u pushtua kurrë as në vitet e gjata nëpër burgjet e komunizmit dhe as pas daljes prej tyre, por përkundrazi prodhoi një nga veprat më të mëdha dhe më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzakonshme të një populli të tërë e në veçanti të atyre guximtarëve që çmimin e lirisë e paguan duke qenë të vetmit njerëz të lirë brenda burgjeve të komunizmit. Dhe së dyti, me vetëdijen se plejadës së këtyre qëndrestarëve pak nga pak po i mungojnë fizikisht kolos të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne, brezit të ri dhe pasardhësve të tyre na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji, nderi dhe pesha e përgjegjësisë për ta mbajtur përherë të gjallë jo thjesht kujtimin e tyre, por kujtimin e guximit e shqiptarëve të rrallë si Uran Kostreci dhe shokët e tij përball terrorit, diktaturës dhe mekanizmave të saj. Jam i bindur që sot shumica dërrmuese e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, siç kam patur privilegjin edhe personalisht dhe shumë më shumë të tjerë të cilët nuk e kanë patur këtë privilegj por e kanë njohur përmes penës së tij, ndjej një zbrazëti në shpirt e i lutem zotit që pastë prehjen e merituar në paqen e përjetshme, të na lërë të gjithë ne e në veçanti familjarët e tij me kujtimet më të mira të këtij njeriu të rrallë me të cilin do të krenoheshte çdo komb.’- shkruan Basha.

Kush është Uran Kostreci?
Uran Kostreci lindi  më 1938, në Sarandë. Ai u arrestua në 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "tradhti ndaj atdheut", e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se "ka fyer përfaqësuesin e pushtetit", dhe se ka bërë "agjitacion e propagandë", me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 13/07/2021 14:50

    Ky edhe ne burg spiun ishte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?