Lamtumirë Maks Velo! Veliaj: Shtëpia e tij muze! Motra: E mbushi katin e tretë plot me kujtime! Miku: Kishte bast me vetën mos i afrohej politikës

8 Maj 2020, 09:37| Përditesimi: 8 Maj 2020, 17:58

  • Share

TIRANË- Maks Velo nuk është përcjellë në banesën e fundit me një ceremoni të veçantë për shkak të situatës së COVID-19, për këtë arsye Ministria e Kulturës, organizoi një ceremoni nderimi, por pati një kërkesë për qytetarët! Kushdo që donte të nderonte figurën e Velos të sillte një buqetë me lule ose një kurorë në ambientet e Ministrisë, më pas varrimi u bë në Tufinë. Maks Velo ndërroi jetë ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar.

Kush ishte Maks Velo? Maks Velo u lind në Paris (1935-2020). Por, gjithë jetën punoi në vendin e tij. Emri i tij shënohet në listën e artistëve që do të goditeshin më 1973, pas Pleniumit IV të Partisë së Punës. Një “dasmë gjaku” që filloi me “të ngremë lart frymën revolucionare dhe në art” dhe u mbyll me internime, burgime në tunele minerale, pushkatime, apo trauma të forta.

Ora 17:47
Motra: Maksi e ka mbushur katin e tretë me kujtime! Miku: Kishte bast me vetën që mos i afrohej politikës

Poliedrikut antikonformist iu dha lamtumira e fundit në kushte të pazakonta. Pak kolegë dhe të afërm, premtojnë edhe realizimin e një muzeu për të nderuar veprën e tij. Ikja dhe përcjellja e trishtë e arkitektit edhe piktorit të njohur Maks Velo do të mbetet gjatë në kujtesën e çdokujt që e njohu.

Motra e tij, Roza, që sot i dha lamtumirën e fundit, u shpreh se i vëllai gjatë gjithë kohës pikturonte dhe se katin e tretë të banesës e kishte mbushur plot me kujtime.  "Maksi pikturonte gjithë ditën, shkruante, i ka të gjitha kujtimet, e ka mbushur plot katin e tretë".

Por si e kujton miku i tij, Artan Shkreli? "Me politikë Maksi u mor shumë pak, si duket kishte bërë një bast me veten se nuk do i afrohej politikës. Unë do të ndaja disa vepra të Maksit, më e shikueshmja, është pallati me kuba i Kadaresë dhe shkolla, Emin Duraku, ish-godina ATSH-së" shprehet ai.

Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve Armand Vokshi thotë se "Maksi e meriton në art, arkitetutreë, në të shkruar, në publicistikë, ka qenë një person poliedrik".

Ora 11:36
Veliaj: Do e bëjmë muze shtëpinë e Maks Velos, do i kthejmë dinjitetin veprave të tij

I pranishëm në ceremoninë e varrimit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se shtëpia e arkitektit dhe priktorit të njohur, Maks Velo do të bëhet shtëpi muze.  "Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s'u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit. Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium", tha Veliaj.

Ora 11:34
Përcillet për në banesën e fundit, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo (VIDEO)

Përcillet për në banesën e fundit, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Të pranishëm në ceremoninë mortore janë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, arkitektët Armand Vokshi dhe Artan Shkreli.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 08/05/2020 11:49

    Ok per Maks Velon.Mendo kur te cdes Berisha gjen nonje vend te mire kryqezim rruge te lihet varri gapur dhe kufomen e tij ta pshurrin me kuc e me mac

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?