Kreu i PD Lulzim Basha

Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

22 Janar 2021, 19:19| Përditesimi: 22 Janar 2021, 19:25

  • Share

Ka kohë që ka filluar nëpër mjediset politike të PD-së, një fushatë përdëllimi mbi çështjet që lidhen me varfërinë. Fakti që politikanët e asaj force kujtohen për varfërinë vetëm në fushatë elektorale, dëshmon bidshëm që për ta ky argument nuk ka ka qenë i ndërlidhur me mënyrën se si i kanë konceptuar politikat që lidhen me çështjet sociale dhe ndihmën ekonomike. Varfëria dhe përjashtimi social kërkojnë strategji që sjellin zhvillim të qëndrueshëm në politikëbërjen e një qeverie dhe trajtimi politik i debatit mbi të duhet ta karakterizojë përgjatë gjithë kohës një parti politike serioze. PD-ja kurrë nuk i ka patur në qendër të vëmendjes shtresat në nevojë. Politikat e saj lidhur me to kanë qenë margjinale dhe me hope. Nuk ka patur kurrë në programin e saj qeverisës një strategji afatgjatë e, për më tepër, një qasje riaftësimi për punësim të shtresave në nevojë. Por kurdoherë që janë afruar fushatat zgjedhore ka zënë fill një qasje hipokrite me nota përdëllimi sikur kinse krejt politika e saj ka në fokus të skamnorët.

Disa nga masat e marra nga qeveria e PD-së e dëshmojnë qartazi këtë mospërfillje të saj për shtresat në nevojë. Vetëm në vitet 2012 – 2013 ka patur me mijëra familje që u futen në një skemë trajtimi me ndihmë ekonomike prej 1000 (njëmijë) lekësh. Tradita e menaxhimit përmes kryepleqve, kaq e dashur për PD-në, bëri që familjet, kryesisht në fshat, të përgatisnin disa letra gjysëm të rreme e t’ia paraqisnin kryepleqve përkatës dhe pushteti vendoste një ndihmë qesharake prej 1000 lekësh për çdo familje duke përftuar kështu natyrën e shëmtuar të blerjes së votës “thuajse institucionalisht”. Është e vetëkuptueshme se një ndihmë e tillë nuk ka kurrfarë impakti në daljen e familjeve nga varfëria, por vetëm një qëllim meskin politik afatshkurtër. Me qeverisjen socialiste është zhdukur me rrënjë kjo mendësi. Tashmë nuk flitet më për këto vlera dhe nuk ka më ndihmë të pjesshme, por çdo familje merr masë të plotë të ndihmës ekonomike pa u tallur me dinjitetin e personave. Veç ndihmës, është futur edhe sistemi i kompensimeve dhe subvencioneve. Në vitet 2005 – 2013 shumë familje nuk aplikonin për ndihmë ekonomike pasi u duhej të përgatitnin një dokumentacion të ngarkuar, ndërkohë që tashmë vetëm me kartë identiteti aplikohet për ndihmë ekonomike.

Në vitin 2013 kishte familje që ishin përfituese e ishin në skemë prej me shumë se 10 vjetësh, dhe qeveria socilaliste gjeti një skemë totalisht pasive ku njerëzit merrnin mbështetje sa për një lëmoshë e parazitonin në skemë. Nuk kishte kurrfarë plani se si mund të dilnin nga skema këto familje. Sot skema është aktive, çdo anëtar në moshë pune i familjes përfituese të ndihmës ekonomike aftësohet me kurse të formimit profesional duke i riintegruar në tregun e punës. Këtyre familjeve u jepet prioritet maksimal për punësim. Fëmijët e këtyre familjeve marrin subvencione për kryerjen e arsimit të detyrueshëm dhe bursa studimi të posaçme për studimet universitare.

Tashmë, me qeverisjen tonë, është vënë në jetë programi i riiintegrimit social ku ndërthuren shërbimet sociale me shërbimet e punësimit për anëtarët e këtyre familjeve. E gjithë kjo qasje e kishte bazën te programi politik që i paraqitem shqiptarëve që në vitin 2013, ku rol kyç kishte “Kujdesi dhe përfshirja sociale”. Premtuam se “Programi i Riintegrimit” në zonat rurale do të zëvendësojë pagesat e Ndihmës Ekonomike me programin “Punë në Vend të Asistencës.” Dhe se kjo do të gjeneronte punë për përfituesit e Programit të Riintegrimit Social pranë komuniteteve të tyre, njësive të qeverisjes vendore apo projekteve të qeverisjes qendrore. Në fakt kështu ka ndodhur. Kjo është një risi tipike me frymë europiane, pasi flitet për herë të parë edhe për “punën shoqërisht të dobishme”. Pra, edhe ndihma sociale nuk mbetet pasive, por bëhet aktive dhe në shërbim të komunitetit.

Besoj se qasja mjerane e opozitës ndaj këtij problemi madhor që lidhet me mbrojtjen e përfshirjen sociale, ka të bëjë me një varfëri mendimi të vetë opozitës. Kjo është dëshmi e një mungese të edukimit qytetar, politik, pjesëmarrës, social dhe institucional. Baza e një reflektimi etik politik fillon me edukimin e respektit për çdo familje në nevojë e për çdo skamnor. Varfëria nuk ka nevojë për lëmoshë por për drejtësi sociale dhe rruga e duhur është politika e qeverisë socialiste.
Kjo lojë për pushtet e Opozitës më kujton një pasazh të Gëtes tek libri “Thënie dhe Refleksione”, ku pohonte që “kush nuk ka dhunti duhet të mësojë të lajkatojë nëse do t’ia dalë mbanë në botë”. Nuk vihet në pushtet me lajka ndaj njerëzve në nevojë.

Komento

Komente

  • Taipi: 22/01/2021 19:31

    Ke degju gje?? Luli po shet vilat!!! Leket qe do mare do ja ndaje popullit. Vertet vertet!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?