Sali Berisha në një nga 'Foltoret' e tij

Opinion

Përdhosja për së dyti herë e 11 dhjetorit, prej Sali Berishës

8 Nëntor 2021, 13:22| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 13:25

  • Share

Kthimi i Sali Berishës në 11 Dhjetor është një reminishencë emocionale, psiqike, fillozofike dhe historike si ish lider i PD. 11 Dhjetori i vitit 1990, Saliut i sjell kujtime të trazuara. Nisin me një udhëtim të sforcuar Paris, Romë, Tiranë. Pastaj fillojnë ec e jaket e takimeve intensive, ditën e natën, nga zyrat e ish Komitetit të Partisë së Punës të Rrethit Tiranë për në zyrat e ish Komitetit Qendror dhe anasjelltas; deri sa u shfaq në foltoret e Qytetit Studenti.

Para e pas 11 Dhjetorit 1990 janë bërë takime, janë zhvilluar bisedime, janë bërë e kthyer testime e propozime deri sa në 11 Dhjetor u vendos desantimi i Saliut në prapavijën e armikut. Partia e Punës me institucionet e sajë i besuan Saliut misionin për të pushtuar e përvetësuar Lëvizjen Studentore. As një vendim i shkruar, thjesht një rënie dakord mes udhëheqësve kryesorë; pa dyshim edhe miratim prej tutorëve të tyre. Ende mbetet një ngjarje shumë komplekse e plot mistere por që koha ka filluar ta zbardhë, sidomos në pragun e 31 vjetorit të vet. 11 Dhjetori 1990 së bashku me lajmin e krijimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë mbart edhe mallkimin e kësaj date. Ky mallkim ishte katapultimi i Sali Berishës në Lëzijen studentore së bashku me një listë mbështetësish. Se si janë zhvilluar ngjarje është një histori e tërë që me siguri do të shkruhet. Sot Sali Berisha, nën peshën e hallit që e ka zënë, po kthen kujtesën mbrapa dhe kërkon të përsëris një 11 dhjetor të dytë. Por a do të mundet?!

Dy 11 dhjetorët ngjajnë si dy pika në hapsirën e kohës mes së cilave jo vetëm që nuk mund të heqish asnjë paralele por nuk nis dot as edhe një vijë bashkimi. Në 11 Dhjetor 1990 Sali Berisha mori një ferman, bëri çfarë e si deshi me Partinë Demokratike (PD) dhe me Shqipërinë e shqiptarët; e përdhosi 11 Dhjetorin 1990 por kishte mbështetje nga shumë faktorë të fuqishëm, të cilët sot nuk i ka. Pas 31 vitesh, përveç se pardesysë së bardhë, i mungon mbështetja e Komitetit Qendror të PPSH, e Sigurimit të Shtetit, e Ministrisë së Brendshme dhe e qindra mijra shqiptarëve të revolutuar të cilët prisnin ndryshimin; që Saliu nuk iua solli kurrë!

Veç sa numuruam brenda vendit, Saliu kishte një mbështetje të fuqishme prej faktorit ndëkombëtar. Atë mot në mitingjet e Saliut ngazëllehej Z.Rajërson, ish Ambasadori i SHBA, i cili sot vuan zhgënjimin e madh nga që Saliu ia futi ujin nën rrogoz, kurse sot jo vetëm është shpallur Non Grata prej SHBA por në Foltoret e tij nuk i lejohet as të mbajë mbajë Flamurin e sajë. Çfarë ironi e fatit të zi të Sali Berishës! Në fillimet e vrullshme Saliu luajti mirë më kartën patriotike, sidomos me Kosovëne kosovarët, por tashmë ajo kartë i është zhubrosur, i është veshur me zgjyrë. Edhe vetë Saliu e di që dy 11 nëntorët nuk ngjanë kurkund mes tyre. Por duket se halli i madh që e ka zënë Sali, ia ka mpakur gjykimin, ia ka errësuar shikimin dhe e ka hedhur në një aventurë të madhe. Dita ditës po lufton me mullinjtë e erës, dëfrehet nëpër beteja imagjinare edhe pse e di se do të korrë një fitore të hidhur.

E vetmja gjë që e ngushëllon është se do të përdhosi 11 nëntorin për herë të dytë dhe tashmë si i vetëm trim në betejë. Thonë se një herë vete e vjen kungulli dhe Saliu e ka mbyllur këtë cikël. Bëri çfarë deshi dhe nuk i hyri gjëmb në këmbë. Por në përdhosjen e dytë duket se do të shlyejë edhe mëkatet për përdhosjen e parë. Kungulli është nisur për ciklin e dytë por do të çahet në rrugë e sipër. Kjo do të ndodhë me siguri. Para apo në 11 dhjetor, mbetet për tu parë. Sa më shumë i afrohet 11 dhjetorit 2021 aq më e madhe do të jetë krisma. Për Saliun këtë radhë, nuk do të ketë as një fitore si ajo e Pirros. Kumarxhiu politik i ka hedhur të gjitha zaret për gjithçka dhe po i humbet të gjitha pa fituar asgjë. Por si do të dalë Partia Demokratike nga kjo lojë kumarxhinjsh? E plagosur por e çliruar nga uzurpatori prestigjator. Dhe kjo pas 31 vitesh. Më mirë vonë se kurrë!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?