Ben McLemore

Sport

Përdhunim dhe sulm seksual, ish basketbollisti i NBA dënohet me 8 vite burg

11 Korrik, 12:05| Përditesimi: 11 Korrik, 12:14

  • Share

SHBA - Ish basketbollisti i NBA-së, Ben McLemore (32 vjeç) është dënuar me 100 muaj burg (më shumë se 8 vite) pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në vitin 2021. Vendimi i gjykatës u dha të mërkurën në Oregon, një javë pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Ngjarja për të cilën McLemore u dënua ndodhi në tetor 2021 në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës te Portland Trail Blazers, Robert Covington. Sipas jurisë, McLemore përdhunoi një grua 21-vjeçare gjatë një feste private. Ai u shpall fajtor për ‘Përdhunim të shkallës së parë’, ‘Depërtim seksual të paligjshëm të shkallës së parë’ dhe ‘Abuzim seksual të shkallës së dytë’.

Ben McLemore u zgjodh në draftin e NBA-së në vitin 2013 si zgjedhja e shtatë. Ai luajti në total 556 ndeshje në NBA për ekipe të ndryshme si Sacramento Kings, Memphis Grizzlies, Houston Rockets, Los Angeles Lakers dhe Portland Trail Blazers.

Pas largimit nga NBA në sezonin 2021-22, ai vazhdoi karrierën në basketbollin europian dhe aziatik, duke kaluar te Shandong Hi-Speed Kirin në Kinë, AEK Athina dhe më pas në vitin 2023 te Río Breogán në ligën spanjolle Endesa.

Në prill 2024, McLemore u përfshi në një incident me policinë në Lugo, Spanjë, ku u raportua për drejtim makine në gjendje të dehur, refuzim për testin e alkoolit dhe përplasje me oficerët.

Gjatë procesit dhe më pas dënimit për përdhunim, McLemore ka mohuar akuzat.

“Unë nuk jam abuzues. Nuk kam kërkuar kurrë marrëdhënie seksuale kur kuptova se gruaja nuk ishte e interesuar dhe po vepronte vullnetarisht”.

Gjykata e ka konsideruar fajtor dhe ka dhënë dënimin e rëndë për ish-sportistin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?