Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja/ Të rinjtë marshim në Shkodër: Kastrim për pedofilët dhe të skedohen

8 Qershor 2020, 16:55| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 17:43

  • Share

SHKODËR- Një grup të rinjsh kanë zhvilluar një marshim në pedonalen e qytetit të Shkodrës, nisur nga ngjarja që tronditi opinionin publik, përdhunimi i 15-vjeçares nga roja e shkollës.

Ky marshim nuk është vetëm sensibilizues, por kanë bërë publike edhe 5 kërkesa, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla. Mes kërkesave të të rinjve, është kastrimi kimik i pedofilëve dhe krijimin e një regjistri Kombëtarët të të Dënuarve për Krime Seksuale kundër fëmijëve. Të rinjtë shprehen se do të vijojnë që të ngrenë zërin përballë çdo lloj forme dhune, e ndërsa theksojnë se nuk do të ndalen vetëm me një marshim. 

"Ne jemi mbledhur në një marrshim sensibilizues të nisur nga rastet e fundit. Nuk mendojmë që janë aspak sporadike, por pjesë e një fenomeni shumë të thellë në shoqërinë shqiptare. Ky është një marshim nga të rinjtë e qytetit, se dhuna seksuale nuk njeh gjini, por vetëm të fortë dhe të dobët. U kërkojmë institucione ligje më të forta kundër abuzime, institucione më të forta që i zbulojë dhe i mbështesin viktimat. Institucionet arsimore duhet të kënë më shumë kurrikula shkollore të detyrueshme për të rritur shkallën e edukimit", tha i riu.

"Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të të mos heshtin, të denoncojnë të gjitha rastet e dhunës. Ne mendojmë që të ngremë zërin siç duhet, do të vazhdojmë edhe më tutje se rinia nuk do pushoj së kërkuari të drejtën. Sot do marshojmë, por edhe do të firmosim edhe peticion se kjo nuk është diçka që ndodh sot dhe mbaron nesër, por është diçka që ka ndodhur sot dhe do të vijojë të ndodh", tha një tjetër përfaqësuese nga të rinjtë.

Më herët, marshime janë zhvilluar edhe ne Fier, Vlorë, Sarandë dhe Korçë, ndërsa të enjten në Tiranë, ku pati një pjesëmarrje dhunë të madhe.

5 kërkesat e të rinjve në Shkodër
1.Ashpërsimin e ligjeve për abuzimin seksual në të gjitha format e tij
2.Krijimin e Regjistrit Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale kundër Fëmijëve
3.Kastrimin kimik të pedofilëve, metodë e cila ndiqet në shumë vende të botes si në Argjentinë, Australi, Angli, Gjermani, Poloni, Moldavi, Estoni, Rusi, Francë, Danimarkë, Kanada, Zelanda e Re, Izrael, Indi, Indonezi, Koreja e Jugut dhe 8 shtete në Amerike
4.Forcimin e rrugëve institucionale për denoncimin e rasteve dhe mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual
5.Të rritet roli i shkollës në parandalimin e këtyre rasteve përmes edukimit të fëmijëve dhe adoleshenteve

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?