Ardjan Gjinkolaj

Kronikë

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, Gjykata e Lezhës liron nga qelia të miturin Ardjan Gjinkolaj

27 Shtator 2022, 09:13| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 09:33

  • Share

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Ndaj të miturit u vendos masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", ndërsa zëvendesimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit, ndërsa vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori. Ndërkohë çështja penale në ngarkim të 5 personave është në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendosë për fatin e të akuzuarve, teksa prej muajsh seancat gjyqësore po zvarriten për shkaqe të ndryshme. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç". Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Komento

Komente

  • Iris: 28/09/2022 00:25

    18 vjec nuk quhesh i mitur,je /adult/ ligjerisht dhe mban pergjegjesi te plote para ligjit.Tani vendosini nje byrzylyk me GPS ne kembe dhe nje pergjues ne tel.se mos arratiset,ose kercenon viktimen.

    Përgjigju
  • ben: 27/09/2022 11:02

    tani ta kalojne ne litare qelbanikun meqe qenka rrugeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?