Përdhunimi i 15-vjeçares, vëllai për Report Tv: Drejtori e dinte që para 1 viti e gjysmë, por heshti! (Familja jeton ende në një lagje me abuzuesin) VIDEO

4 Qershor 2020, 13:18| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 17:43

  • Share

TIRANË- Gjashtë ditë pas zbulimit të skandalit të përdhunimit e më pas arrestimit të përdhunuesit 65-vjec të të miturës 15 vjeçare, familja e të miturës dhe ajo ende banojnë në të njëjtën lagje me përdhunuesin dhe emri i vajzës me fjalët fyese ndodhet në qepenat e dyqaneve dhe mureve të pallatit.

Report Tv ka intervistuar vëllanë e të miturës i cili hedh dritë mbi një situatën duke rëndë me skandalin me institucionet shtetërore përfshirë dhe drejtorin e shkollës tashmë të pezulluar nga detyra. Sipas tij, nëse dënocimi i tij dhe i babait do të ishte marrë parasysh, sot gjithçka do të ishte ndryshe.

"Ka një vit e gjysmë që kemi bërë apel te drejtori i shkollës dhe s'e ka  marrë njeri për bazë. Po ta kishin marrë për bazë, çështja do ishte mbyllë që më parë. Motra e ka thënë vetë roja më ka ngacmuar, dhe ai vazhdonte të mbante në punë. U them familjeve tjera që ta dëgjojnë këtë lajm dhe të ruajnë fëmijët se nuk i ke besë askujt.  Kërkoj drejtësi në maksimum për të akuzuarit", tha i vëllai.

Nga banesa e cila me shkollën ka një distancë 20 m larg banorët thuajse të gjithë e dinin dhe dinë historinë e të miturës, ndërsa askush s'kishte guxuar të denonconte për të parandaluar më pas përdhunimin edhe nga tre të rinjtë e lagjes.

E teksa pardje Merita Xhafajdrejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, në një mbledhje me aleancën e grave parlamentare u shpreh se vajza është marrë në mbrojte, i vëllai e hedh poshtë duke thënë se shpresojnë ti largojnë këtë enjte nga pallati pasi deri tani kanë fjetur në të njëjtin pallat ku jeton edhe familja e dhunuesit.

"Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën.  Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë", tha Xhafaj.

"Familja ka ikur te njësia bashkia për të kërkuar një shtëpi. Ende presim për shtëpinë, 90% do largohemi sot", rrëfen ai.

 65-vjeçari dhe tre të rinjtë e përfshirë në përdhunimin e të miturës janë vënë nën masën e sigurisë "arrest në burg", ndërsa hetimet janë shtrirë për të zbuluar për raste të tjera ku ish roja i shkollës mund të jetë përfshirë në ngacmimin e nxënësve.

1591270801_12.jpg

Mbishkrimet mbi qepenin e një dyqani "mirë se erdhe në ferr"

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 05/06/2020 22:47

    ore po familja kur e mori vesh a vajti ne polici? Nese nuk vajti a nuk e mbrojten vajzen e tyre vete? Burri 2 gisht nder ka ne balle

    Përgjigju
  • Plumbi rikthen nderin..: 05/06/2020 02:41

    Vellai dhe babai i kesaj vajzes duhet te marre hakun e motres,,te zbatoje kanunin e lekes, ,,ose do jetoje me turp per tere jeten...//

    Përgjigju
    • Eri: 05/06/2020 16:40

      Nuk eshte e lejuar te vrasesh tjetrin me sa kuptoj un nga feja, cdo gje tja lej ndore zotit

  • Arjani: 04/06/2020 17:32

    VETEM EDI RAMA E RIVENDOS DENIMIN ME VDEKJE,,VETEM TEK EDI E KAM SHPRESEN ,,TEK ASNJE TJETER...kush vret dhe kush perdhunon te varet pa gjygj...

    Përgjigju
    • klodi: 04/06/2020 21:01

      Denim me vdekje do te thote,perjashtim europiane.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?