Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se është pezulluar drejtori i shkollës në periferi të Tiranës, ku studionte 15-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga roja e shkollës dhe 3 të rinj të tjetër, dy prej të cilëve nxënës në po këtë shkollë.
Pezullimi i drejtorit do të jetë deri në përfundim të hetimeve për rastin e përdhunimit të 15-vjeçare. Në vend të tij është emëruar përkohësisht nga zv.drejtoresha e shkollës.
Për abuzimin e 15-vjeçares gjykata e Tiranës ka lënë në burg rojen 65 vjeç dhe tre të rinjtë, ndërsa në dëshminë e vajzës së dhunuar seksualisht Report TV ka mësuar se roja ka abuzuar edhe me dy shoqet e saj, po ashtu të mitura.
Duhet denimi me vdekje qe te vene mend !!!!! Pse ti behet barre shoqerise ky pervres i neveritshem !!!
Përgjigju