Roja Abaz Doga

Kronikë

Përdhunimi i të miturës në Kamzë nga shokët dhe roja i shkollës, Gjykata dënon me 12 vite burg Abaz Dogun dhe me 7 vite një të ri! Lirohen 2 prej përdhunuesve

2 Nëntor 2021, 12:52| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 14:13

  • Share

Apeli i Gjykatës së Tiranës ka marrë vendimin  për njjë ngjarje shokuese në Tiranë, ku roja i një shkolle në Babrru të Tiranës dhe disa prej shokëve të saj përdhunonin një të mitur atje. Gjykata ka dhënë gjithsej 26 vite burg për të akuzuarit. Roja Abaz Doga është dënuar me 12 vite. Ndërsa për 2 prej të rinjve edhe pse dënimet janë lënë në fuqi do ta vuajnë këtë dënim vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër tjetër penale në 4 vitet në vijim. 

Vendimet e gjykatës

Abaz Doga është -dënuar me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim 

I mituri K.P, me 7 (shtatë) vjet burgim.

I pandehuri R.O, dënim me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, dënimi do të shndërrohet në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për 4 vite.

I pandehur F.B, dënim me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. dënimi do të shndërrohet në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për 4 vite.

Ky skandal u zbulua në maj të vitit 2020, kur roja e shkollës 9-vjeçare, "Azem Hajdari", Abaz Doga ka abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Edhe 3 të rinj të tjerë kanë marrë pjesë në abuzimin e të miturës teksa Doga e shantazhonte nxënësen se do t'i publikonte video në rrjetet sociale  dhe se do të zhgarraviste emrin e saj në muret e lagjes nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas  e ka  shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç. Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të. 

Marrëdhënia seksuale me 15-vjeçaren, daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjeçe ka qenë abuzuar seksualisht nga roja e më pas djemtë që ai përzgjidhte duke i treguar videon. Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën rezultoi një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar janë fqinjë të të miturës.

Pasi u mësua nga prindërit e vajzës, ata kanë denoncuar në polici rastin e përdhunimit, 2 muaj përpara se të bëhej arrestimi i 65-vjeçarit. 65 vjeçari rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë. 

Vajza e mitur se është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doga, ndërkohë në telefonin e Abazit, prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doku, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abas Dogës, në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dogës, i cili më pas ka filluar presionet dhe shantazhet seksuale, ndaj të miturës.

Ora 13:19
Ekskluzive/ U dënua sot me 12 vite burg, si merrte pedofili Abaz Doga, roja i shkollës, pagën e një pedagogu universiteti (DOKUMENTI)

 

Ditën e sotme çështja e pedofilit të Kamzës Abaz Doga, mori një vendim përfundimtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi ai u dënua me 12 vite burg por ky skandal ka qenë edhe më i madh se një rast abuzimi seksual.

Shqiptarja.com pati zbuluar ekskluzivisht më herët se ai ishte punësuar nga Bashkia Kamëz me një pagesë muhore sa e një pedagogu, ku për vitet nga janari 2012 deri në nëntor 2015, Abaz Doga është paguar nga Zyra Rajonale e Arsimit Kamëz, fillimisht me pagën bruto prej 54,970 lekë të reja duke vijuar deri në vitin 2015 me pagën bruto prej 60,719 lekë të rinj.

Në dokumentacionin që publikoi “Shqiptarja.com” rezulton se Abaz Doga, në muajin dhjetor 2015, ka hyrë në borderonë e Bashkisë Kamëz, pasi një pjesë e punonjësve të institucioneve shtetërore si roje, edukatore dhe pastruese i kaluan me VKM pushtetit lokal. Në dhjetor 2015, periudhë kur bashkinë e Drejtonte Xhelal Mziu i PD, pedofili Abaz Doga, vijonte të paguhej me pagën mujore bruto 60,719 lekë të reja. Ka pasur 1 muaj kur Abaz Doga, është paguar dhe 29,688 lekë të reja por dhe një muaj në shkurt 2018, kur Doga është paguar në shumën prej 68,880 lekë të reja.

Pagesa e fundit për Abaz Dogën, rojen pedofil të dy shkollave në Kamëz, ka kaluar në muajin Maj 2020 në shumën prej 49,357 lekë të reja bruto. Pikërisht në ditët e fundit të muajit Maj, Doga së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Megjithëse komuniteti i nxënësve dhe mësuesve e dinin se ai ngacmonte seksualisht vajzat e mitura, rezulton se Doga nuk është shkarkuar asnjëherë nga puna, por ka vijuar të paguhet rregullisht. Në një përgjigje të kthyer nga bashkia Kamëz u tha:”…kryetari i bashkisë Kamëz me urdhrin nr.194, datë 27 Maj 2020 vendosi largimin nga detyra të Abaz Doga me motivacionin “…dalje në pension…”.

Më tej Bashkia e Kamzës tha se Abaz Doga është punësuar pa kontrate qysh prej vitit 2012 e deri në momentin kur është larguar nga puna, ai ka qënë një punonjës pa kontratë. “…nuk disponojmë kopje të kontratës së punës me rojen në fjalë, pasi ai nuk është punësuar nga Bashkia Kamëz. Me urdhërin e keryeministrit datë 16 shtator 2015, pushtetit vendor i janë deleguar punonjësit mësimor të arsimit parashkollor (edukatore) dhe punonjësit ndihmës (sanitare dhe roje) në tetor 2015. Në momentin e transferimit të dosjeve të punonjësve të sipërcituar nga Zyra Arsimore Vendore Kamëz tek Bashkia Kamëz, në dosjen e Abaz Doga, nuk ka pasur kontratë pune…”-thotë bashkia. Hetimet për këtë çështje vijojnë nga prokuroria e Tiranës.

 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/11/2021 01:20

    Shume pak i kane denuar.Ketu nuk kemi vetem perdhunim,ketu kemi dhe shantazh per te perfituar favore seksuale,zoterim materiali pornografik te miturish dhe shperndarje e shitje te tij,abuzim mendor.Shume i vogel denimi.

    Përgjigju
  • Kiu: 02/11/2021 13:44

    Abazi k qene patronazhist i ps historikisht dhe pak a shume te gjithe patronazhistet po kete prerje kane. Kjo eshte shoikja e fundit e neokomunistave. Fare e keqe

    Përgjigju
  • Bepi: 02/11/2021 13:04

    Cfar burgu ky mor ky duhet me e pushkatu

    Përgjigju
    • artan: 02/11/2021 14:23

      edhe une te njetin mendim kam. dhe ato kelyshet e tjere 20 vjecar dhe ata te miturit ne litar te kalohen dhe ata.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?