Kronikë

Përdhunimi i të miturës në Mirditë, do ekzaminohen celularët e vajzës dhe 5 të arrestuarve! 3 të tjerë në monitorim, dyshohen si të përfshirë në ngjarje

26 Maj 2021, 09:49| Përditesimi: 26 Maj 2021, 16:20

  • Share

Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar. Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve. Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.

Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.

Ndërkohë referuar moshës, dëshmia e vajzës nga oficerët e policisë gjyqësore është marrë në prani të njëri prind  dhe psikologu. Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. E mitura e përdhunuar po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

Rasti i abuzimit seksual me të miturën në Tarazh të Mirditës u zbulua pas denoncimit në polici të vajzës dhe familjareve të saj, ndërsa u arrestuan Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla,27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj, 17 vjeç që të pestë të afërm me njëri-tjetrin banues në fshatin Tarash-Mirditë, të cilëve u është dhënë masa 'arrest me burg'.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15-vjeçare. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.

Në foto 5 personat e arrestuar 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?