Përdhunimi i të miturës në Pogradec/ Gjykata vendos 40 ditë burg, sipas 46-vjeçarit historia është sajesë/ Qan me lot gjatë gjyqit

14 Shtator 2020, 15:28| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 18:33

  • Share

POGRADEC- Është kërkuar arrest me burg për 46 vjeçarin me iniciale B.B, i cili akuzohet se ka përdhunuar shoqen e vajzës së mitur, 13 vjeçaren nga Pogradeci.

Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona ai që i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për B.B, pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Nga ana tjetër është kërkuar ekspertizë për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënie, pasi sipas prokurorit deri tani ka vetëm një ekspertizë për kryerjen e marrëdhënieve.

I akuzuari për përdhunim nuk e ka pranuar akuzën, madje ai është shprehur se e gjithë kjo histori sipas tij është sajuar nga familjarët e 13 vjeçares.

Avokati i gatshëm shtetëror, Polikron Balliu thotë se kjo është një çështje mjaft delikate dhe se 46 vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

"Është çështje mjaft sensitive. I dyshuari për përdhunim nuk e pranon fajin. Kjo nuk është çështje për intervistë", thotë avokati i 46 vjeçarit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 46 vjeçari ka qarë gjatë gjithë seancës gjyqësore duke i mohuar akuzat.

1600092229_pogradec.jpg

46-Vjeçari shoqëruar nga policia

Ora 16:46
46 vjeçari qan me lot gjatë gjyqit/ Akuzohet për përdhunimin e të miturës në Pogradec

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 46 vjeçari me iniciale B.B është shfaqur gjatë seancës i rrënuar dhe vetëm qante.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor tregohet se ai vetëm qante me lot. Sipas informacioneve, fjalët që kishte thënë ishin vetëm dy: Kërkoj drejtësi dhe kini mëshirë pasi nuk kam bërë asgjë për çfarë më akuzojnë.

Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi 40 ditë burg për 46 vjeçarin pasi akuzohet se ka përdhunuar shoqen e vajzës së tij te mitur, 13 vjeçaren nga Pogradeci. Sipas dëshmive të vajzës, 46 vjeçari e kishte lidhur në ballkon dhe e kishte dhunuar, duke e përdhunuar sistematikisht. 

Ora 16:10
Me kokën ulur, 46 vjeçari del nga Gjykata/ Burgoset për përdhunimin e të miturës në Pogradec

 

Pasi akuzohet se përdhunoi shoqen e vajzës së tij të mitur, 13 vjeçaren në Pogradec, 46 vjeçari ka dalë ditën e sotme përpara gjykatës.

Atij i janë caktuar 40 ditë burg, pasi prokurori ka kërkuar edhe një rezultat nga psikologia për 46 vjeçarin dhe të miturën.

Report Tv ka siguruar videon në momentin e daljes nga gjykata së 46 vjeçarit.

Me kokën ulur dhe me një hap të shpejtë, i akuzuari për përdhunim hyri në makinën e policisë për t'u rikthyer sërish në burg.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?