Një bisedë mes dy shoqeve, vajzës së autorit dhe 13 vjeçares së abuzuar ka bërë që kjo e fundit të denoncoje ngjarjen e rëndë.
Vajza e 46 vjeçarit i ka kërkuar shoqes së saj që ti jepte fund kësaj marrëzie. Por 13 vjeçarja e pambrojtur i ka kërkuar shoqes që ajo të flasë me të atin për të mos abuzuar më me të.
E gjendur përballë kësaj situate vajza e 46 vjeçarit i ka pohuar shoqes se kjo është e pamundur sepse askush në familje nuk mund ti kërkonte atij diçka të tillë, për shkak se ai ishte i dhunshëm.
Pas kësaj bisede e mitura ka marrë guximin për të denoncuar 46 vjeçarin. Fillimisht ajo i është drejtuar operativit të zonës dhe pasi ka biseduar me të, ka shkuar se bashku me nënën në komisariat për të bërë denoncimin. Në rrëfimit të saj vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në këtë shtëpi dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë, por pa kryer asnjë akt, deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të në ballkonin e shtëpisë për disa ore, duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë barbare ndërsa vazhdimisht ka ushtruar presion që ajo të mos denonconte.
Ndërkohë grupi hetimor po verifikon edhe deklarimet e vajzës së një tjetër të miture para saj, e cila ka qenë pre e abuzimeve të 46 vjeçarit, gjë që është pohuar për policinë edhe nga fqinjët të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë para 13 vjeçares qëndronte në shtëpi.
E mitura iu është nënshtruar edhe testeve përkatëse gjinekologjike nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht, si edhe është kryer testi i shtatzënisë që ka rezultuar negativ.
Nga ana tjetër autori i dyshuar i ngjarjes ka mohuar të ketë abuzuar seksualisht me të miturën.
Lajmi kryesor: