Foto ilustruese

Kronikë

Përdhunoi 13-vjeçaren në vitin 2019, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

26 Nëntor 2021, 11:01| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 11:02

  • Share

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në vitin 2019 përdhunoi një 13-vjeçare.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton policia e Tiranës.

Në njoftimin policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetas A. B., 20 vjeç, pasi në telefonin e tij janë gjetur programe që përdoren për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu në Tufinë është arrestuar në flagrancë A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në Tufinë, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T. (L)., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe disa mjete të ndryshme prerëse.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?