Foto ilustruese

Përdhunoi 17-vjeçaren, arrestohet i riu në Elbasan

29 Mars 2022, 12:33| Përditesimi: 29 Mars 2022, 12:36

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan , aty ku edhe jeton i riu K.T, ndërsa sipas policisë e mitura është 17 vjeç.  Mbi të riun rëndon akuza e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?