Gjykata e Korçës

Kronikë

Përdhunoi 43-vjeçaren e sëmurë në Devoll, gjykata lë në burg 20-vjeçarin

30 Mars 2021, 11:46| Përditesimi: 30 Mars 2021, 12:01

  • Share

Gjykata ka lënë në arrest me burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren me probleme mendore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Miras të Devollit, ndërsa ngjarja u zbulua pasi 43-vjeçarja rezultoi 6 muajshe shtatzënë. Vendimi 'arrest me burg' u dha nga gjyqtarja Luljeta Kole, me kërkesë të prokurores Odeta Todorushi.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit, ndërsa para 20-vjeçari ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren.

Ndërkohë autoritetet pritet të kryhet analiza e ADN-së për atësinë e fëmijës.  

Më herët familjarët e 20-vjeçarit mohojnë që kjo të jetë e vërtetë, edhe pse ai e ka pranuar para hetuesve. Nga ana tjetër familjarët e 43-vjeçares nuk kanë pranuar të flasin për mediat por banorë të fshatit Miras tregojnë se dy familjet kishin marrëdhënie të mira. 20-vjeçari është martuar përpara dy muajsh, ndërsa 43-vjeçarja jeton me hallën dhe dajën, pasi prindërit kanë ndërruar jetë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?