Përdhunoi 5-vjeçaren pranë ambienteve të ambasadës së SHBA, arrestohet agresori, rrezikon dënimin me vdekje

7 Shkurt 2020, 01:15| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 01:53

  • Share

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë 5-vjeçare pranë bazës së ambasadës amerikane në New Delhi, raporton CNN.

Vajza po luante jashtë lagjeve të stafit të ambasadës para se ajo "të joshej dhe më pas të dhunohej nga një fqinj", tha Eish Singhal, zëvendës komisioneri i policisë Delhi.

Vajza, e cila është bija e një familje punonjësish të ambasadës, ka identifikuar të dyshuarin, një 25-vjeçar, i cili është arrestuar dhe akuzuar për përdhunim.

"Ajo ishte në gjendje ta identifikonte dhe nuk ka dyshim për këtë," zëvendës komisioneri i policisë, duke shtuar se i dyshuari mbetet në paraburgim. Incidenti ka habitur edhe stafin e ambasadës. Në një deklaratë për CNN, një zëdhënës i ambasadës amerikane tha "ne u shqetësuam shumë nga sjellja e pahijshme dhe menjëherë morëm masa kur u informuam për akuzën, duke e çuar këtë çështje në vëmendjen e policisë. Sigurisht, ne po bashkëpunojmë plotësisht me ta," tha zëdhënësi, ndërsa vijojnë hetimet.

New Delhi ndryshoi legjislacionin e saj në 2012, kur përdhunimi brutal i bandave vijonte të ishte në masë. Ligji i ndryshuar zgjati kushtet e burgut dhe futi dënimin me vdekje në rastet e përdhunimit kur viktima është më e re se 12 vjeç.

Rreth 100 sulme seksuale raportohen në polici në Indi çdo ditë, sipas Byrosë së Kombëtare të Regjistrimeve të Krimeve (NCRB). Në ​​vitin 2017, më shumë se 32 mijë dhunime u raportuan në të gjithë vendin - por ekspertët thonë se numri i vërtetë ka të ngjarë shumë më i lartë, për shkak se një pjesë nuk raportohen për shkak të turpit dhe barrierave sociale me të cilat përballen viktimat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?