Momenti i arrestimit të 24-vjeçarit për ekstradim në Itali

Bota

‘Përdhunoi dhe grabiti një 75-vjeçare!’ U arrestua sot në Fier për ekstradim, media italiane zbardh detaje për 24-vjeçarin e dënuar me 6 vite burg! Historia dhe pasojat e një abuzimi

18 Prill, 18:46| Përditesimi: 18 Prill, 19:10

  • Share

Itali- Media italiane ka publikuar sot (18 prill) detaje nga ngjarjet kriminale ku ishte përfshirë 24-vjeçari i arrestuar sot në Cakran të Fierit, për llogari të drejtësisë së vendit fqinj.

Policia e Shtetit informoi se i arrestuari Erbin Nazeraj do të ekstradohet, pasi rezulton i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Xhenovës, për sulm seksual dhe krim ndaj pronës.

Sipas mediave të vendit fqinj, shqiptari është akuzuar dhe dënuar në mungesë për sulmin dhe abuzimin ndaj një gruaje të moshuar, 75-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Xhenova, në verën e vitit 2021.

Ai ishte zhdukur menjëherë pas dënimit dhe kishte një urdhër-arresti evropian në pritje kundër tij.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24-vjeçari i ishte afruar gruas italiane në autobus, duke nisur ta ngacmojë. Më pas ai e ndoqi atë në shtëpi dhe, e pasi hyri me forcë në shtëpi, e goditi me grusht në fytyrë para se ta abuzonte seksualisht. Gjatë arratisjes i kishte vjedhur edhe celularin.

Gjykata e Apelit të Xhenovas kishte dhënë vendimin e formës së prerë për dhunë seksuale, vjedhje të rëndë dhe plagosje personale, por i riu nuk gjendej më.

Kërkimet mes policive të të dy vendeve çuan në lokalizimin dhe arrestimin e tij, pas informacioneve të siguruara. Policia e Shtetit konfirmoi sot se prangosja u bë me qëllime ekstradimi.

“Operacioni i përbashkët ndodhi në përfundim të një bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe organeve ligjzbatuese shqiptare, me mbështetjen e Zyrës së Ekspertit të Sigurisë të Ambasadës Italiane në Tiranë. Përcaktues ishte bashkëpunimi me njësinë speciale lokale FAST, e cila vazhdoi arrestimin e të arratisurit”, informon media e vendit fqinj.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?