Kronikë

Përdhunoi dhe la shtatzënë 34-vjeçaren me probleme mendore, arrestohet 56-vjeçari

27 Korrik 2020, 12:55| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 17:04

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku 56 vjeçari Edi Bushi, dyshohet se ka përdhunuar sistematikisht një 34 vjeçare. Sipas informacioneve, 34 vjeçarja vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë. Ajo ishte komshie me 56 vjeçarin dhe jetonte me babin e vëllain e saj.

Ka qenë vëllai i 34 vjeçares i cili e ka bërë denoncimin në polici. Të dhëna konfidenciale thonë se 34 vjeçarja është dhunuar seksualisht edhe nga persona të tjerë të moshave të mëdha.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t'u mbrojtur".

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?