Foto ilustruese

Përdhunoi dhe la shtatzanë vajzën me probleme psikike, gjykata e Krujës mbyll në burg 56-vjeçarin

20 Nëntor 2020, 13:52| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 13:58

  • Share

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për personin që akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një vajzë 24-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Shaban Murati doli para gjykatës duke mos treguar asgjë rreth asaj që kishte ndodhur. Murati është identifikuar nga policia dhe prokuroria e Krujës, pas testeve të ADN-së që janë kryer duke krahasur profilin e personit të arrestuar me profilin e foshnjës që kishte lindur 24-vjeçarja.

Pas analizave të kryera ka rezultuar se përfundimisht foshnja i seksit mashkull, ka të njëjtin profil gjenetik me Shaban Muratin. Nisur nga ky konkluzion prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të 56-vjeçarit Shaban Murati, për akuzën e “Marrëdhënies seksuale me persona të pazotë për t’u mbrujtur”.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?