Përdhunoi disa herë dhe la shtatëzënë 9-vjeçaren, burg përjetë 28-vjeçarit në Ohio

15 Gusht 2023, 21:26| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 21:31

  • Share

Një 28-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Ohio, SHBA pasi pranoi se ka përdhunuar një të mitur 9-vjeç dhe e la shtatzënë. Gerson Feuntes pranoi se abuzoi seksualisht me të miturën dhe e la atë shtatzënë, kjo e fundit abortoi fëmijën, raporton CNN.

Në korrik, Fuentes pranoi gjatë një interviste në polici përmes një përkthyesi se ai e përdhunoi vajzën të paktën dy herë, thanë autoritetet.

Rasti i vajzës tërhoqi vëmendjen globale kur një mjek i Indianapolis zbuloi verën e kaluar se e mitura kishte abortuar. Ky rast mori vëmendje edhe më të madhe pasi u rihap sërish diskutimi i gjerë që bëhet në SHBA për ligjin kundër abortit. E mitura u desh të udhëtonte në Indiana për të kryer abortin pasi në Ohio i ndalon abortet nëse kanë kaluar 6 javët e para të shtatzënisë.

Indiana është një shtet i Shteteve të Bashkuara në Midperëndimin e Shteteve të Bashkuara.

Në kohën e proçedurës, Indiana lejoi abortet deri në 20 javë pas fekondimit, ku më pas, shteti miratoi një ligj që do të ndalonte abortin në të gjitha fazat e shtatzënisë me përjashtime të kufizuara për përdhunimin ose për të parandaluar çdo rrezik serioz shëndetësor për gruan dhe për anomalitë vdekjeprurëse të fetusit. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?