BRAZIL - Ish-ylli brazilian i futbollit, Robinho, do të vijojë të qëndrojë pas hekurave në Brazil, ku po vuan një dënim prej 9 vitesh burg. Gjykata e Lartë hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij, duke marrë vendimin me shumicë votash në një seancë virtuale.
41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, rreth 150 km larg São Paulos, që prej marsit 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano në vitin 2013, kohë kur luante për Milanin. Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar 2022.
Edhe pse Brazili nuk ekstradon shtetasit e vet, autoritetet italiane kërkuan që Robinho ta vuante dënimin në vendin e tij, pas kthimit të tij gjatë procesit gjyqësor. Avokatët e tij kanë apeluar disa herë për lirimin, por pa sukses. Vetë ish-futbollisti ka mohuar akuzat, duke e quajtur vendimin rezultat të “racizmit”.
Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.
Komente
