Prifti i arrestuar 37-vjeçar

Përdhunoi të miturën brenda në kishë, arrestohet prifti në Greqi! Abuzoi me 15-vjeçaren dy vite më parë

21 Janar 2022, 11:23| Përditesimi: 21 Janar 2022, 11:37

  • Share

Një prift 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur brenda ambienteve të kishës në Athinë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy vite më parë, kur e mitura ishte 15 vjeçe ndërsa ajo i ka treguar vetëm prindërve. 

Kanë qenë këta të fundit që kanë denoncuar rastin e abuzimit më vajzën e tyre në polici.

Autoritetet bëjnë me dije se prifti ortodoks ka shfrytëzuar shkollën e Katekizmit për të qendruar pranë vajzës duke e abuzuar seksualisht.

Autoritetet greke njoftojnë se abuzimi me vajzën ka ndodhur brenda ambienteve të kishës në lagjen Kato Patisia të Athinës ku shërbente prifti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?