Kronikë

Përdhunonin prej disa javësh 15-vjeçaren në Mirditë, burg për 5 të arrestuarit

20 Maj 2021, 13:46| Përditesimi: 20 Maj 2021, 17:15

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Gjykata ka dhënë masën 'arrest me burg' për  Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh. Të arrestuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa vetëm 17-vjeçari ka deklaruar se ka pasur komunikim me vajzën.

Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.

Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë. 

Në foto personat e arrestuar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mimoza: 22/05/2021 08:36

    I mallkofte zoti i lente te zvariten zvare qorra e ulok o zot.

    Përgjigju
  • Mira: 21/05/2021 20:19

    Te varen ne litar keta ndyresira qe sa vjen dhe shtohen.dhe te rine me dite te varur qe te behen shembull per kedo qe ben keto krime makabre

    Përgjigju
  • Anonim: 20/05/2021 18:34

    I them familjareve te goces qe mos te merziten se ka kush i perdhunon tgjith kto nburg, sidomos ate 17 vjecarin se e ka bythen e njome.

    Përgjigju
  • Iliri: 20/05/2021 17:19

    Manjake te ndyre! Uroj te merrni denimin maksimal!

    Përgjigju
  • Dije: 20/05/2021 16:33

    Keta jane langaraq, dhe flliqesira qe duhen tredhur te tere. Nuk duhet te perhapet fara e dhjaksit te poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?