Bota

Droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren në Londër! Dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët (FOTO)

9 Korrik 2022, 09:46| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 13:41

  • Share

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë të cilët përdhunuan në grup një të re në Londër, janë dënuar me 57 vite burg, raporton DailyMail. 

Duke i shkaktuar makthin më të keq të jetës së saj në shtator të vitit të kaluar, viktima 23-vjeçare ishte duke shijuar natën e saj të parë pas kufizimeve të Covid me një miken e saj. Pasi ishte ndarë nga mikesha, ajo u përndoq fillimisht brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan. Gjatë kësaj kohë, e reja  u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Vullnet Haka, 33 vjeç, u shpall fajtor për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.  Ai u burgos për 14 vjetIbrahim Bezati, 36 vjeç, u shpall fajtor për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim. Ai u burgos për 17 vjet

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Luton Crown, gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar “makthin më të keq të çdo gruaje” viktimës, duke shtuar  se ata “e kishin trajtuar atë sikur të ishte më pak se njeri”.

Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët. Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Luton Crown, ajo tha se nuk kujtonte se ishte larguar nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Vajza i tha prokurorit Martin Mulgrew: “U luta që të më linin të shkoja. Isha i hutuar dhe i frikësuar.’

Hyka, nga Bedford, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim. Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, u shpallën fajtorë për burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet. Bezati u dënua me 17 vjet.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Aga: 13/07/2022 15:10

    Tani kta garipa të tre do i bojn zbor bythës e do thon pse kena le.

    Përgjigju
  • Scutari: 09/07/2022 18:14

    Mos na e felliqni racen! Keta ne fytyre duken qe nuk jane shqiptare!!

    Përgjigju
  • Kazanova: 09/07/2022 12:59

    Ça tbo brima plakoooo tani kape sapunin figur 17 vjet me sperkatje mundesisht.

    Përgjigju
  • tani: 09/07/2022 12:33

    plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?