Robinho

Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil

23 Korrik, 22:34| Përditesimi: 23 Korrik, 22:36

  • Share

BRAZIL - Gjykata refuzoi të hënën kërkesën e mbrojtjes së ish-lojtarit të Milanit dhe kombëtares braziliane, Robinho, për të ulur dënimin e parashikuar aktualisht prej 9 vitesh burg, bën me dije 'GloboEsporte'.

Dënimi erdhi për shkak të akuzave për përdhunim, ngjarje e ndodhur në Itali. Ish-sulmuesi dhe pesë brazilianë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare 23-vjeçare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013. Ai aktualisht po vuan dënimin në një burg në Sao Paulo.

Avokati i Robinhos kishte shkuar në gjykatë me një kërkesë që krimi për të cilin ish-lojtari u dënua të cilësohej si i “rëndomtë” dhe jo “i urryer”. Legjislacioni brazilian e vendos përdhunimin midis krimeve të tmerrshme në vend.

Gjykatësi gjithashtu theksoi se në vitin 2013, kur u krye krimi për të cilin u dënua Robinho, përdhunimi ishte tashmë "e përfshirë ligjërisht në listën e krimeve të tmerrshme".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?