Spartak Dyrmishi

Përdhunuesi 45-vjeçar shqiptar dyshohet se është arratisur drejt Vlorës, ministri grek ndihmë Çuçit për arrestimin e tij

31 Tetor 2022, 19:05| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 20:20

  • Share

GREQI- Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Takis Theodorikakos ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi gjatë së cilës i ka kërkuar ndihmë për të mundësuar gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi, i cili raportohet se është arratisur drejt Shqipërisë. Ai akuzohet në shtetin grek për përdhunimin e një 34-vjeçareje dhe tentativës për përdhunim të një vajze tjetër.

Mediat greke shkruajnë se ministri Theodorikakos i ka kërkuar Çuçit  mobilizimin maksimal të organeve të sigurisë shqiptare për kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë së dy vendeve.

Autori 45-vjeçar shqiptar i përdhunimit të 34-vjeçares greke në Palaio Faliro u identifikua pas kontrollimit të pamjeve të kamerave të zonës dhe konfirmimit të ADN-së gjetur në makinën e gruas që sulmoi. Autoritet greke zbuluan po ashtu se ai është i divorcuar dhe babai i dy fëmijëve të mitur që jetojnë në Shqipëri me nënën e tyre, e cila punon si mësuese.Dyshohet se 45-vjeçari është arratisur drejt Shqipërisë të enjten duke kaluar nëpërmjet pikës kufijtare të Kakavijës,  sipas asaj që thuhet në mediat në Greqi.

Ai përshkruhet si një person i dhunshëm, i alkoolizuar, me sjellje problematike, i cili ka ushtruar dhunën dhe ndaj nënës së tij. Madje, njëra nga viktima e tij deklaroi se gjatë aktit të rëndë ai vinte era alkool.

Të dielën e kaluar, 45-vjeçari abuzoi seksualisht  me një 34-vjeçare greke nën kërcënimin e një thike. Në të njëjtën zonë, një tjetër vajzë 24-vjeçe u ankua se një person kishte tentuar ta përdhunonte, ku më pas u zbulua se ishte pikërisht 45-vjeçari shqiptar.Ngjarja bëri shumë bujë në vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e shumë përdhunimeve të kryera këto kohë në Greqi. Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?