Foto ilustruese

Përditësimi i situatës me COVID/ Vijojnë shifrat e larta në Kosovë, 560 raste të reja dhe 14 viktima

5 Dhjetor 2020, 15:18| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 15:21

  • Share

Vijon situatë e rëndë me shifrat e COVID-19 në Kosovë. Sipas përditësimit të fundit të bërë nga autoritetet në Prishtinë janë konfirmuar 560 raste të reja me koronavirus si dhe 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet me dije se janë testuar gjithsej 1.620 mostra.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste, Ferizaj 2 raste, Gjakovë 2 raste, Pejë 2 raste, Gjilan 1 rast, Istog 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.

Rastet pozitive janë: Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?