KAS

Përdorën rrjetet sociale të bashkisë për fushatë elektorale, KAS gjonë dy kryebashkiakëve

18 Maj 2023, 18:20| Përditesimi: 18 Maj 2023, 21:23

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka vendosur të gjobisë dy krybashkiakët socialistë, Rakip Sulin dhe Blerim Sherën të Bashkisë Vorë.

Shuma që do duhet të paguajnë dy kryebashkiakët është 100 mijë lekë pasi në mënyrë të përsëritur kanë përdorur faqen zyrtare të bashkive në Facebook për shpërndarje të fushatës së tyre elektorale.

Sipas Kodit Zgjedhor ndalon përdorimin e burimeve publike për fushatë partiake të kandidatëve.

Denoncimi ndaj dy kryebashkiakëve ishte bërë gjatë fushatës zgjedhore nga organizata KRIIK, e cila denoncoi Sulin e Sherën se kishin lejuar postime me përmbajtje partiake në faqet zyrtare të bashkive që drejtonin. Denoncimi lidhej konkretisht me përdorimin e hashtagëve me sloganin e fushatës së Partisë Socialiste #vetemperpara dhe #kurremembrapa.

Vendimi i KAS-it vjen disa ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku të dy këta kryebashkiakë u rikonfirmuan në detyrë me rezultat të thellë.

Përdorimi i rrjeteve sociale zyrtare të bashkive, ministrive dhe institucioneve të tjera u denoncua gjatë gjithë fushatës elektorale dhe KAS ka vendosur dhjetëra masa administrative pa mundur ta ndalojë këtë fenomen.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?