Përdori 100 qirinj për t'i propozuar të dashurës së tij, shqiptari në Britani i vë flakën banesës! Por ajo tha 'PO'

11 Gusht 2020, 17:44| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 18:26

  • Share

Albert Ndreu, shqiptari që jeton në Sheffield të Britanisë së Madhe, i vendosi zjarrin banesës së tij, teksa po mundohej që t'i propozonte të dashurës së tij.

Ai kaloi dy javë duke planifikuar momentin e propozimit, pasi bleu një unazë për të dashurën e tij Valerija Madevic.

Siç shkruan "The Telegraph", 26 vjeçari kishte vendosur që ta befasonte të dashurën duke e mbushur dhomën e tyre me qirinj dhe 60 tullumbace.

Në momentin që doli për të marrë të dashurën e tij e për ta sjellë atë në shtëpi për surprizën, banesa mori flakë.

Zjarrfikësit arritën menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, por dhoma e tyre ishte shkatërruar nga zjarri.

Pavarësisht ngjarjes, 26 vjeçari u ul në gjunjë në mes të dhomës së djegur për t'i propozuar të dashurës që të martohej me të dhe ajo tha po.

"Valerija gjithmonë thotë se gjëja më e rëndësishme janë gjestet e vogla, por kam dashur të bëj diçka të veçantë për propozimin. Nuk shkoi ashtu si mendoja se do të ndodhte por ajo tha po, kështu që unë mendoj se dita mori një kthesë të papritur, por përfundoi pikërisht ashtu siç e doja", tha 26 vjeçari.

Fatmirësisht pjesa tjetër e banesës nuk kishte dëmtime serioze. Ata premtuan se në dasmën e tyre do të ftojnë edhe zjarrfikësit si mysafirë specialë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shijaksi: 12/08/2020 10:54

    Sa bukur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?