Etjen Xhafaj

Politikë

Përdori kryebashkiakun e ndjerë për të prodhuar lajm të rremë, i deleguari i PS Etjen Xhafaj nxjerr blof televizionin e familjes Berisha: Këta nuk dinë as çfarë është turpi

12 Shkurt 2021, 15:32| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 15:38

  • Share

Zv. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, njëherësh i deleguari i Partisë Socialiste për Kavajën dhe Rrogozhinën për zgjedhjet e 25 Prillit, Etjen Xhafaj, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga televizioni i familjes Berisha, syri Tv. Pasi ky televizion ka publikuar një kronikë me ilustrime imazhesh para fillimit të pandemisë, ku duket edhe ish-kryetari i ndjerë  i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, Xhafaj ka reaguar në Facebook duke e nxjerr blof televizionin dhe cilësuar këtë kronikë si baltë që nuk pyet as për dhimbjen e fatkeqesinë e familjes e të gjithë qytetit te tij.

Xhafaj duke rrëzuar kronikën e televizionit të opozitës, thekson se ”Televizioni i Familjes sot fabrikoi një lajm për të treguar thyerjen e protokolleve anti-Covid nga Partia Socialiste e kolegia Elisa Spiropali.Turpshëm, për të treguar këtë “të tashme” kanë zgjedhur pamje ku duket qartë ish Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, miku ynë i ndjerë Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në 22 Shkurtin e vitit të shkuar.” Duke iu referuar opozitës së cilës ky televizion i shërben, Xhafaj thekson se ”pikërisht ky abuzim makabër e falsifikim diletant, është arsyeja pse ata që s’kanë asgjë të shenjtë, do marrin përgjigjen e merituar në 25 Prill.”

Reagimi i plotë i Xhafajt që tregon se në fakt pamjet janë kur i ndjeri Memolla ishte gjallë dhe që nuk ka asnjë lidhje me periudhën e tanishme të pandemisë: Këta nuk dinë as çfarë është turpi! Televizioni i Familjes sot fabrikoi një lajm për të treguar thyerjen e protokolleve anti-Covid nga Partia Socialiste e kolegia Elisa Spiropali.Turpshëm, për të treguar këtë “të tashme” kanë zgjedhur pamje ku duket qartë ish Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, miku ynë i ndjerë Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në 22 Shkurtin e vitit të shkuar. Balta nuk pyet as për dhimbjen e fatkeqesinë e familjes e të gjithë qytetit te tij. Por pikërisht ky abuzim makabër e falsifikim diletant, është arsyeja pse ata që s’kanë asgjë të shenjtë, do marrin përgjigjen e merituar në 25 Prill./Lexo.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • CUBI: 12/02/2021 18:56

    Kur kan dhen ndonjeher lajme te verteta keta qener te shqupit. Po megjithate i genjen mendja se mos mbledhin ndonje kokerr vote te shkretet. Kan shkuar per lesh me koh se tani Jan bashkuar edhe me leshin e ijes

    Përgjigju
  • Sifi: 12/02/2021 17:52

    Kur njeriut nuk i skuqet faqa nuk ka turp te mashtroj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?