Drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paralajmëroi banorët e Fushë Krujës dhe të Krujës se do të përdorë në cdo rast forcën nëse do të përpiqen të bllokojnë autostradën Thumanë – Kashar që është e kategorisë A 1.
“E drejta për tubuar është e drejtë e kujtdo, por e drejta për ti ndërprerë një të drejtë përdoruesve të rrugës e prone publike është të mos bllokohet autostrada. Do të veprojmë sipas ligjit. Kemi të bëjmë me një autostradë të kategorisë A 1 respektojmë dhe garantojmë të drejtën e protestës por në asnjë rrethanë cilido që kalon në paligjshmëri do të përdoret forca e përshkallësuar sipas kritereve dhe rrethanave”
Edhe dje banorët protestuan sërish për mungesën e rrugëve dytësore dhe bllokimin e zonave të tyre nga rruga e ndërtuar.
Ata kërkojnë hyrje dhe dalje të reja për shtëpitë dhe bizneset.
Banorët u përplasën edhe me policinë ndërsa i vunë flakët disa shkurreve dhe bimësisë në tokat përgjatë rrugës. Policia në një moment ndërhyri për të shpërndarë protestuesit me ujë, por disa prej tyre shprehen se pati edhe gaz lotsjellës.
Protestuesit kanë të drejtë bile duhet ta përshkallëzojnë më shumë grumbullimin sepse ju është bërë një padrejtësi e madhe prandaj shteti duhet të veproi dhe ta mbyllë këtë padrejtësi.
PërgjigjuKe te drejtë por ku t'a kërkosh...po hajt se mban ky popull. Shpresojmë qe të mos bëhet si 91 ku njerzit vuanin për një copë bukë...s'kishin alternativ më dhe morën arratinë.