Përdorimi i biokarburanteve, Shqipëria larg zbatimit, Marto: Ligji i vonuar dhe objektivat nuk mund të realizohen

27 Janar 2020, 20:47| Përditesimi: 27 Janar 2020, 20:52

  • Share

Me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndotjes së ajrit, mbrojtjen e shëndetit si dhe stimulimin për zhvillim më të mirë të bujqësisë dhe pyjeve, qeveria ka hartuar një projektligj për rritjen e përdorimit të detyrueshëm të biokarburantit nga mjetet e transportit.

Ky projektligj që sot është diskutuar për herë të parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese synon që brenda këtij viti 10% e sasisë së karburantit që përdoret për transport të jetë biokarburant. Kjo vjen në kuadër të detyrimeve që ka vendi ynë për përdorimin e energjive të rinovueshme në masën 38% deri në vitin 2020. Relatori i projektligjit Andrea Marto tha se ligji është i vonuar dhe objektivat nuk mund të realizohen.

Për vitin që jemi, në 2020, % e biokarburantit për transport në treg duhet të jetë 10%. Faktikisht përveç kësaj problematike, që objektivat nuk janë zbatuar, BE në 2018 ka nxjerrë një objektiv të ri dhe ligji duhet të përshtatet se është i vonuar dhe ka objektiva të viteve të kaluara e duhet përshtatet me direktivën e re të BE”, tha Marto.

Nëpërmjet këtij projektligji për herë të parë i hapet rruga prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve, që prodhohen nga biomasa. Sipas drejtorit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Infrastrukturës Ilia Gjermani, për prodhim do të përdoren bimët.

Ka për qëllim përdorimin e burimeve të rinovueshme në sektorin e transportit, dhe po përshtatim legjislacionin me BE. Qëllimi i pr/ ligjit është të përshtatë klauzolat e BE për sektorin e biokarbureve. Synimi thelbësor është të reduktohet përdorimi i gazrave serrë, apo reduktimi i karburanteve me origjinë fosile për të kaluar te prodhimi i biokarburanteve bimore dhe shtazore”, tha Gjermani.

Ndërkohë prodhimi dhe përdorimi i biokarburanteve do të jetë i detyrueshëm, kjo pasi ligji që është aktualisht në fuqi i miratuar në 2008 për këtë sektor nuk është zbatuar.

Në sektorin e transportit biokarburant do të detyrohen të përdorin jo më pak se 10% biokarburant. Është konsideruar e logjikshme që të jetë i detyrueshëm që të mos kemi të njëjtën ndodhi si me ligjin e vjetër”, u shpreh drejtori i hidrokarbureve në ministri.

Aktualisht në Shqipëri janë 2 fabrika të licensuara për prodhimin e biokarburantit por prodhimi aktualisht është zero. Çmimi i biokarburantit - lëndë djegëse për sektorin e transportit – është më i lartë se lëngjet e tjera. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as importi i karburanteve në tërësi pasi zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja tha se vendi ynë prodhon naftë vetëm në Ballsh ndërsa importon 840 mijë ton në vit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?