Ish-ministri i Financave Arben Malaj e sheh me optimizën propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të ndaluar përdorimin e euros në vend të lekut në Shqipëri. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Rovena Neziri, Malaj tha se duhet një strategji shumë dimensionale e se do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros.
‘Me këto të dhëna që kemi në për shkallën e euros në ekonominë shqiptare, strategjia këshillohet se duhet të jetë shumë dimensionale dhe afatgjatë. Na duhet një strategji me indikator të matshëm dhe bashkëpunim maksimal. Nuk jam optimist se strategjia e deeurozimit në këto përmasa do të jetë i suksesshëm. Është e pamundur sado dëshirë të ketë Banka Qendrore nuk mundet ta spastrosh 87% të depozitave dhe të kredisë thjeshtë më një vendim administrativ i cili nuk ka për tu marrë kurrë. E vlerësoj, por do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros. Në një mënyrë ose tjetër do të ushqejmë informalitet.’- tha Malaj
Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, i cili duke ju referuar shifrave të larta të informalitetit në vend, thotë se Banka e Shqipërisë ka dështuar në misionin saj.
‘Shqipëria tashmë është integruar me vendet e BE-së. Duhet thënë që monedha është tregues besimi i shteti. Euro është objektiv. hallkë në procesin drejt integrimit në BE. Është hallkë për të qenë vend anëtar i këtij bashkimi. Çdo lloj hapi që ofron përdorimin e euros duhet përshëndetur. Fakti që ka informalitet të lartë bën që politikat e Bankës së Shqipëri janë të dështuara dhe praktikisht kjo që ndodh është sikur të bësh thirrje të ngjallësh rrëzimin e ekonomisë së centralizuar. Duhet pranuar që Banka e Shqipërisë ka probleme serioze në përmbushjen e rolit dhe misionit të saj. Nuk po përmbush detyrën e vet, funksionon si strehë për fëmijët e zyrtarëve dhe asgjë më shumë.’- u shpreh Zef Preçi.
Për gazetaren e ekonomisë në Report Tv, Eliza Gjediku, kjo masë e BSH-së do të kishte pasoja.
‘Duke parë treguesit vihet re se Ekonomia e Shqipërisë është e dominuar nga euro, si në aspektin e borxhit, kredisë dhe në depozita. Do të kishte pasoja nëse do të ndalohej përdorimi. Ka shumë prekur nga rënia e Euros, sa u takon grupeve të interesit. Ajo kategori individësh dhe biznesesh që është prekur më shumë është gripi që i kishte fitmet në euro, grupi fason ka qenë grupi më i dëmtuar.’- tha Gjediku.
M.Q.//ReportTv.alKomento