Kanella ndihmon në humbjen e peshes

Shëndeti

Përdorimi i rregullt i kanellës ju ndihmon të humbisni kilogramët e tepërt

29 Maj 2018, 05:45| Përditesimi: 29 Maj 2018, 05:59

  • Share

Aroma e kanellës ndihmon në dobësim. Gjithçka për shkak të substancës që shkakton aromën dhe shijen.

Një studim amerikan i University of South Carolina Beaufort, ka zbuluar se kanella luan rol të rëndësishëm për ‘sensibilizimin” e insulinës, gjë që lehtëson thithjen e absorbimin e sheqerit në gjak.

Në këtë mënyrë reduktohet niveli i glicemisë, duke parandaluar grumbullimin e yndyrës në bark dhe duke çuar në reduktimin e peshës trupore.

Kështu që nga përdorimi i rregullt i kanellës mund të përfitojnë shumë diabetikët por edhe ata që duan të dobësohen.

Një mënyrë e mirë për ta marrë është nëpërmjet një çaji ku mund të hidhni dy lugë kanellë në një filxhan me ujë të ngrohtë, të cilin mund ta përgatisni në moment.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?