Përdorimi pa kriter, shqiptarët rezistentë ndaj antibiotikëve, infeksionisti-mjekëve: Kujdes kur lëshoni recetat

19 Maj 2022, 20:07| Përditesimi: 19 Maj 2022, 22:38

  • Share

“Antibiotik-rezistenca” që ka të bëjë me rezistencën që po krijojnë antibiotikët në trupin e njeriut është një sëmundje emergjente, që për mjekun infeksionist Arjan Harxhi, po sjell probleme tek shqiptarët. Kjo situatë vjen nga përdorimi pa kriter i tyre.

“Keqpërdorimi i antibiotikëve, ku hyn dhe fenomeni i përdorimit të antibiotikëve pa përshkrimin e mjekut është një fenomen që nuk duhet të ekzistojë. Edhe  dhënia e antibiotikëve nga mjeku duke mos respektuar dozën, kohëzgjatjen e kështu me radhë. Shfaqja e rezistencës antibiotike, është një sëmundje urgjente globale”, tregoi mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.

Për reduktimin e riskut të shfaqjes së rezistencës, Harxhi u bëri thirrje mjekëve të jenë më të kujdesshëm kur shkruajnë recetat.

“Të ketë udhërrëfyes, protokolle , të ketë ekipe të dedikuara për këtë punë. Për kontrollin e antibiotikëve dhe mënyrës së dhënies së tyre. Të ketë mekanizma që kontrollojnë shfaqjen e fenomeneve të rezistencës dhe marrjen e masave përkatëse, sipas problematikës”, tha Harxhi.

Në konferencën e 7 kombëtare për reduktimin e dëmit, u dhanë këshilla edhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, infektie, si dhe për rëndësinë e inteligjencës artificiale në Mjekësi, që do të shërbente për t’u njohur me profilin shëndetësor të çdo pacienti.

Konferenca e Reduktimit të Dëmit mblodhi sot në Tiranë ekspertë të shëndetësisë shqiptarë dhe të huaj të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e zvogëlimit të dëmit në praktika të ndryshme mjekësore.
Ndër temat që u trajtuan në konferencë ishin strategjitë e reduktimit të demit për duhanin, përdorimi i antibiotikëve, patologjitë kardiake, etj

Edicioni i shtatë i konferencës, shërbeu për vendosjen e fokusit mbi rëndësinë e reduktimit të dëmtimit, aksesi në informim për zgjedhje më të mira si dhe përdorimin e teknologjisë në të mirë të shëndetit publik. Ekspertët pjesmarrës dakordësuan në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të qeverisë me institucionet e linjës në përfshirjen e strategjisë së reduktimit të demit në strategjinë kombëtare 2022-2023.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?