Sali Berisha po tregon çdo ditë pafuqinë e tij politike. Mesa duket i ka parë të gjitha sondazhet që e nxjerrin në kuotat më të ulëta që PD ka qenë ndonjëherë, madje edhe më dobët se Lulzim Basha i tij. ‘Non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe e ka dërrmuar përfundimisht atë, duke e çoroditur në një pikë pa kthim. Shtatori iku, tetori po ikën dhe besa e dhënë nga Sali Berisha që do kishte revolucion, është kthyer në meme në rrjetet sociale, siç në fakt pritej.
Por, në dëshpërim e sipër Sali Berisha vijon të bëjë dëme edhe në këtë rast, dëmin po jua bën pedagogëve, ose më saktë imazhit të statusit të pedagogut.
Ai ka vënë iniciator proteste Ilir Alimehmetin, të cilit i ka premtuar se nëse arrin ta realizojë siç duhet, do ta vendosë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Thënë këtë, Berisha po keqpërdor, po diskretiton dhe tallet me imazhin e pedagogëve të cilët ai tregon se mund t’i përdorë si lecka për të fshirë mëkatet që SHBA dhe Britania e Madhe ja kanë shkruar e zezë mbi të bardhë. Sigurisht, që mëkati këtu është i përbashkët. Faj ka Berisha që përdor, por po aq faj ka edhe Alimehmeti që lejon të përdoret nga Non Grata, por kjo është një zgjedhje e tij. Ama, filozofia e Berishës i cili i sheh pedagogët si instrument për të larë mëkatet e tij, tregon minimalisht mungesën e thellë të respektit të tij ndaj tyre.
Njolla që po i vë statusit të pedagogut Sali Berisha vijon dhe thellohet më drejtuesin e protestës, Aleksandër Kovaçin, i cili ka punuar (gjë për të cilën deklaron që është krenar) në SHIK-un famëkeq e gjakatar të Gazidedes. Kaq e thellë është humnera politike ku ka rënë Sali Berisha.
Por sigurisht që ky plan i tiji duket që në nisje që është i destinuar të dështojë. Pak janë ata që ndjekin dy ‘ushtarët’ e tij, Alimehmeti-Kovaçi, sepse është e kuptueshme që kjo është një lojë politike e Berishës në kushtet që nuk organizon dot as partinë e tij e jo më të bëjë të besojnë të tjerët. E megjithatë, dëmin po e bën. Në syrin e publikut, figura e pedagogut po dëmtohet si i drejtuar nga SHIK-i i Gazidedes dhe i iniciuar nga një shërbëtor i përbetuar i ‘Non Grata-s’.
Paska qene edhe Drejtor Analize ki mu... Se te tille njerez ka patur Sherbimi e shkojne punet ne kete derexhe dite. Ne kohen e VAL ka qene ne sybet.
Përgjigju